Haziri: Kërkesa e Osmanit për garanci nga aleatët dhe gatishmëria për ta çuar Draftin në Kushtetuese presion ndaj Kurtit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri,  ka folur lidhur me intervistën e fundit të presidentes, Vjosa Osmani, në Zërin e Amerikës, prej ku kërkoi garanci nga aleatët për çështjen e themelimit të Asociacionit dhe shprehi gatishmëri për ta çuar Draftin në Kushtetuese pasi të merr aprovimin në Qeveri. Haziri ka thënë se kërkesa […]

Haziri: Kërkesa e Osmanit për garanci nga aleatët dhe gatishmëria për ta çuar Draftin në Kushtetuese presion ndaj Kurtit
lutfi-haziri:-takimi-mes-kurtit-dhe-vuciqit-do-jete-pa-efekt

lutfi-haziri:-takimi-mes-kurtit-dhe-vuciqit-do-jete-pa-efekt

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri,  ka folur lidhur me intervistën e fundit të presidentes, Vjosa Osmani, në Zërin e Amerikës, prej ku kërkoi garanci nga aleatët për çështjen e themelimit të Asociacionit dhe shprehi gatishmëri për ta çuar Draftin në Kushtetuese pasi të merr aprovimin në Qeveri.

Haziri ka thënë se kërkesa e garancive shtesë dhe gatishmëria për ta çuar në Kushtetues është nja hap i madh dhe më i qartë nga presidentja Osmani si presion në kryeministrin Albin Kurti që duhet të veprojë sa i përket Asociacionit.

“Atij po i kërkohet të sjell vendimin për Asociacion në Qeveri, presidentja e dërgon në Kushtetuese dhe EU/taskë forca e implementon Zajednicën”, ka thënë Haziri për Express.

Ai thotë se kjo është një ndarje re e detyrave në mes të krerëve të shtetit dhe shton se kryeministri Albin Kurti ka kundërshtuar një Asociacion dhe se tani po pranon një autonomi politike për veriun.

“E kundërshtoi një Asociacion, po e pranon një autonomi politik në 17,3 për qind të territorit të Kosovës. Në gjuhën e Kurtit i bie: Nuk e zbatuat ju Zajednicën, po ua sjelli Pokrainën veriore të Kosovës”, ka shtuar Haziri për Express.

Në këtë bisedë për Express, Haziri ka përmendur edhe qëndrimet e ndryshueshme të Qeverisë së Kosovës në raport me Marrëveshjen e arritur në Ohër dhe Bruksel dhe lidhur me Draft statutin e BE-së.

Haziri thotë se për këto tri vite, Qeveria e Kosovës ka lëvizur në pozicionin “As po, as jo”.

“Tre vjet as po as jo. Kemi marrëveshje e nuk kemi marrëveshje sepse nuk është nënshkruar. Kemi Draft statut e më vonë thonë nuk kemi draft statut. Është dokument zyrtar i punuar nga ekspertë evropian, i dërgojnë komentet me shkrim në mënyrë zyrtare dhe pastaj kthehen prapa dhe thonë është dokument non-paper dhe pa autor”, ka thënë Haziri.

Presidentja Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Washington, në një intervistë për Zërin e Amerikës kishte deklaruar se Asociacioni mund të krijohet nëse aleatët ofrojnë garanci të qarta.

“Asociacioni mund të krijohet, mirëpo vetëm brenda këtyre suazave, pa e rrezikuar Kosovën apo edhe sigurinë në rajon në të ardhmen. Prapë, siç e kam thënë edhe në intervista paraprake, mendoj që Kosova do të duhet të ishte e gatshme të ecë përpara në qoftë se nga partnerët tanë ofrohen garanci të qarta të sigurisë dhe garanci për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe me njohje”, ka deklaruar presidentja për Zërin e Amerikës.

E pyetur nëse s’kanë marrë garanci deri tani nga aleatët, presidentja ka thënë se qëndrimi i tyre ” Deri tani kanë qenë më shumë ‘do të përpiqemi, do ta shohim, ndoshta. Përfundojeni ju fillimisht e pastaj bisedojmë.’.