Ish-ministri grek i Mbrojtjes, Yanos Papantoniou u shpall i pafajshëm për mungesë provash

Gjykata e Apelit shpalli të pafajshëm këtë të premte ish-ministrin grek të Mbrojtjes, Yanos Papantoniou dhe dy të bashkëakuzuarit, për mungesë provash në një çështje pastrimi parash, lidhur me pretendimin për pranim ryshfeti. Pas një gjyqi të gjatë, gjykata liroi Papantoniun, gruan e tij Stavrula Kuraka dhe biznesmenin Andreas Bardis nga akuzat për ryshfet dhe [...]Read More...

Ish-ministri grek i Mbrojtjes, Yanos Papantoniou u shpall i pafajshëm për mungesë provash

Gjykata e Apelit shpalli të pafajshëm këtë të premte ish-ministrin grek të Mbrojtjes, Yanos Papantoniou dhe dy të bashkëakuzuarit, për mungesë provash në një çështje pastrimi parash, lidhur me pretendimin për pranim ryshfeti.

Pas një gjyqi të gjatë, gjykata liroi Papantoniun, gruan e tij Stavrula Kuraka dhe biznesmenin Andreas Bardis nga akuzat për ryshfet dhe shkelje të besimit.

Tashmë akuzat për pastrim parash janë rrëzuar për shkak të parashkrimit.

Akuzat ndaj tyre u ngritën pasi shuma parash që dyshohet se lidhen me ryshfet u zbuluan në llogaritë bankare të lidhura me ish-ministrin.

Akuzat erdhën nga një kontratë publike e vitit 2003 e dhënë kompanisë për të përmirësuar gjashtë fregatat e Marinës.

Kryetari i gjykatës tha se nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur akuzat.

Si rezultat, Papantoniou dhe të bashkëakuzuarit u shpallën të pafajshëm për mungesë provash.

Papantoniou, dukshëm i emocionuar, ka thënë se është prekur nga vendimi i gjykatës.

“Është një konfirmim i vërtetë i luftës time politike për një Greqi më të mirë”, deklaroi ai./abcnews.al