Izraeli lëshon një urdhër të ri evakuimi

Izraeli lëshoi ​​një urdhër të ri evakuimi tpër Deir al-Bala në Rripin qendror të Gazës. Ditët e fundit, Izraeli ka lëshuar disa urdhra evakuimi në lidhje me zona të ndryshme të Gazës, shumica që nga fillimi i luftës, e cila tani është në muajin e saj të 11-të. Ky veprim i Izraelit shkaktoi një reagim [...]Read More...

Izraeli lëshon një urdhër të ri evakuimi

Izraeli lëshoi ​​një urdhër të ri evakuimi tpër Deir al-Bala në Rripin qendror të Gazës. Ditët e fundit, Izraeli ka lëshuar disa urdhra evakuimi në lidhje me zona të ndryshme të Gazës, shumica që nga fillimi i luftës, e cila tani është në muajin e saj të 11-të.

Ky veprim i Izraelit shkaktoi një reagim të fortë nga palestinezët, OKB-ja dhe organizatat e larta të ndihmës që denoncojnë kufizimin e zonave humanitare dhe mungesën e zonave të sigurta në enklavën palestineze.

Në Deir al-Bala për shkak të urdhërit izraelit, deri më tani janë zhvendosur 250,000 njerëz.

Përveç kësaj, të paktën shtatë palestinezë u vranë sot nga sulmet izraelite. Dy persona vdiqën në Deir al-Bala, ku rreth një milion njerëz kanë kërkuar strehim.

Dy të tjerë u vranë ndërsa ishin në një shkollë në kampin Nuseirat dhe tre të tjerë në Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Urdhrat e reja të evakuimit detyruan shumë familje dhe pacientë të largoheshin nga spitali al-Aqsa, më i madhi në Deir al-Bala ku qindra mijëra njerëz të zhvendosur kishin kërkuar strehim, nga frika e bombardimeve.

/abcnews.al