Kadrijaj: Kjo qeveri injorante do të ndëshkohet me 9 shkurt – Po fyen çdo kategori të punëtorëve në sektorin publik

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas ligjit të ri për tatimin në paga ku të gjithë të punësuarit përfitojnë 6 euro e 80 cent më shumë në paga. Kadrijaj në një prononcim për GazetaBlic, thotë se kjo qeveri po fyen çdo kategori të punëtorëve në sektorin publik Sipas saj kjo qeveri injorante do të […]

Kadrijaj: Kjo qeveri injorante do të ndëshkohet me 9 shkurt – Po fyen çdo kategori të punëtorëve në sektorin publik
kadrijaj:-kjo-qeveri-injorante-do-te-ndeshkohet-me-9-shkurt-–-po-fyen-cdo-kategori-te-punetoreve-ne-sektorin-publik

kadrijaj:-kjo-qeveri-injorante-do-te-ndeshkohet-me-9-shkurt-–-po-fyen-cdo-kategori-te-punetoreve-ne-sektorin-publik

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas ligjit të ri për tatimin në paga ku të gjithë të punësuarit përfitojnë 6 euro e 80 cent më shumë në paga.

Kadrijaj në një prononcim për GazetaBlic, thotë se kjo qeveri po fyen çdo kategori të punëtorëve në sektorin publik

Sipas saj kjo qeveri injorante do të ndëshkohet me 9 shkurt.

“Kjo qeveri po bënë hajgare e po e fyen çdo kategori të punëtorëve në sektorin publik. Kjo arroganc e ky mos trajtim i punëtorëve ka me ju kthy bumerang kësaj qeverie mashtruese. A është kjo e mjaftushme, normal se jo sepse është rritë standardi i jetesës e pagat kanë ngelë në nivelin që kanë qenë. Po besoj se këtij mashtruesi, e kësaj qeverie injorante ka me ju kthy e ka me u ndëshku me 9 shkurt. Turp!”, përfundoi Kadrijaj