Kadrijaj: Qeveria Kurti ka tendencë për kapjen e gjyqësorit që të mos hetohen aferat e tyre korruptive

Time Kadrijaj, deputete nga radhët e AAK-së thotë për “Front Online” se rastet e hetimeve të ministrave të Qeverisë Kurti janë në kundërshtim me ato çfarë kanë premtuar para ardhjes në pushtet. Sipas saj prej premtimit se do të qeverisin me duar të pastërta përfunduan nën hetime për afera korruptive e raste të tjera. “Është […]

Kadrijaj: Qeveria Kurti ka tendencë për kapjen e gjyqësorit që të mos hetohen aferat e tyre korruptive
kadrijaj:-qeveria-kurti-ka-tendence-per-kapjen-e-gjyqesorit-qe-te-mos-hetohen-aferat-e-tyre-korruptive

kadrijaj:-qeveria-kurti-ka-tendence-per-kapjen-e-gjyqesorit-qe-te-mos-hetohen-aferat-e-tyre-korruptive


Time Kadrijaj, deputete nga radhët e AAK-së thotë për “Front Online” se rastet e hetimeve të ministrave të Qeverisë Kurti janë në kundërshtim me ato çfarë kanë premtuar para ardhjes në pushtet.

Sipas saj prej premtimit se do të qeverisin me duar të pastërta përfunduan nën hetime për afera korruptive e raste të tjera.

“Është performancë e keqe sepse kjo Qeveri ka ardhë në pushtet për të pasur një qeveri me duar të pastërta, që nuk janë të korruptuar, që s’janë nën hetime, në fakt po ndodhë krejt e kundërta. Lëre që po ka ministra nën hetime për afera korruptive dhe për çështje të tjera, por që fare nuk e kanë problem që kanë ra n’desh edhe me Kushtetutën e vendit. Edhe pse po kërkojmë dorëheqje të ministrave të caktuar, kjo Qeveri është e pazëshme dhe toleron që dikasteret e ndryshme të udhëheqen nga ministra të cilët janë nën hetime”, theksoi ajo.

Për Kadrijajn kjo e dëmton imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe në aspektet e brendshme të vendit.

“Kjo e dëmton edhe imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare por edhe në aspektin e brendshëm sepse çdo komunikim edhe i faktorit ndërkombëtar është i limituar me njerëz të cilët janë me afera korruptive dhe me njerëz të cilët janë duke u përballur me gjyqësinë”, tha tutje ajo.

Kadrijaj thotë se qeveria ka tendencë nga fillimi i marrjes së mandatit për kapje e gjyqësorit në mënyrë që aferat e tyre të mos publikohen dhe hetohen.

“Kjo qeveri ka pas tendencë kapjen e gjyqësorit në mënyrën që të gjitha këto afera korruptive të mos bëhen publike dhe të mos hetohen nga policia dhe gjyqësia. Siç e kemi parë, edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese për ligje, që e prekun Kushtetuesen e Kosovës  i kanë atakuar edhe Kushtetuesen edhe gjyqtarët  e saj. Pra ka qenë tendencë e kësaj qeverie për kapjen e gjyqësorit në mënyrë që të sillen me atë arrogancën e tyre njëjtë sikurse  po sillen me arrogancën e numrave”, deklaroi ajo.

Deputetja e AAK-së beson në vendimet e drejtësisë pavarësisht deklaratave dhe shantatazheve të qeverisë.

“Ne besojmë në drejtësi, në vendimet e drejtësisë dhe përkundër vështirësive, shantazheve e deklaratave të Qeverisë nuk po hezitojnë edhe t’i ftojnë ministrat për intervistim por po shpresojmë edhe në vendime që janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, tha Kadrijaj për Front Online.