Kaosi global në sistemet dixhitale u shkaktua nga një gabim në përditësimin e sigurisë

Kompania e sigurisë dixhitale përgjegjëse për problemet globale në sistemet dixhitale tha se ishin shkaktuar nga një përditësim i gabuar i sigurisë. “Crowdstrike po punon në mënyrë të vazhdueshme me klientët e prekur për shkak të një defekti gjatë përditësimit të përmbajtjes për përdoruesit e Windows”, tha kompania në një deklaratë. “Kompjuterët Mac dhe Linux [...]Read More...

Kaosi global në sistemet dixhitale u shkaktua nga një gabim në përditësimin e sigurisë

Kompania e sigurisë dixhitale përgjegjëse për problemet globale në sistemet dixhitale tha se ishin shkaktuar nga një përditësim i gabuar i sigurisë.

“Crowdstrike po punon në mënyrë të vazhdueshme me klientët e prekur për shkak të një defekti gjatë përditësimit të përmbajtjes për përdoruesit e Windows”, tha kompania në një deklaratë.

“Kompjuterët Mac dhe Linux nuk u preken. Ky nuk është një sulm kibernetik,” vuri në dukje kompania, duke shtuar se çdo gjë po shkon drejt normalitetit.

“Ekipi ynë është plotësisht i mobilizuar për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin e klientëve të Crowdstrike.”

Pak më parë, Microsoft vuri në dukje Crowdstrike si përgjegjës për problemet e shkaktuara në mbarë botën. Në një deklaratë të veçantë, një zëdhënës tha: “Ne jemi të vetëdijshëm për një çështje që prek një grup klientësh.

Ne e njohim ndikimin që kjo mund të ketë tek klientët dhe po punojmë për të rivendosur shërbimet për ata që ende kanë probleme sa më shpejt të jetë e mundur.”

/abcnews.al