Kastrati e akuzon VV-në që përmes Mujës po synon të bllokojë hetimin e aferave koruptive të MAShT-it

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka thënë se përmes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja po mundohet t’i hidhet hi syve opinionit publik për punën e Komisionit Hetimor për Tekste Shkollore. Kastrati akuzoi Mujen se po mundohet të bllokojë hetimin e aferave koruptive të MAShT-it dhe po i frikësohet hetimeve të mundshme […]

Kastrati e akuzon VV-në që përmes Mujës po synon të bllokojë hetimin e aferave koruptive të MAShT-it
kastrati-e-akuzon-vv-ne-qe-permes-mujes-po-synon-te-bllokoje-hetimin-e-aferave-koruptive-te-masht-it

kastrati-e-akuzon-vv-ne-qe-permes-mujes-po-synon-te-bllokoje-hetimin-e-aferave-koruptive-te-masht-it

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka thënë se përmes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja po mundohet t’i hidhet hi syve opinionit publik për punën e Komisionit Hetimor për Tekste Shkollore.

Kastrati akuzoi Mujen se po mundohet të bllokojë hetimin e aferave koruptive të MAShT-it dhe po i frikësohet hetimeve të mundshme të Prokurorisë Speciale për të.

“Armend Muja e ka marrë bajrakun e po mundohet me i hedh hi syve opinionit për Komisionin Hetimor për Tekstet Shkollore. Pse bash ky?  Mendoj për shkak se Muja ka përvojë me akuzat që Prokuroria Speciale i ka bërë ndaj tij në të kaluarën. Sipas raportimeve mediatike, Armend Muja kurrë nuk është shpall i pafajshëm, por Gjykata Themelore kishte marrë vendim të parashkrimit absolut (vjetërsimit) të lëndës, pasi kjo ishte arritur në bazë të Kodit Penal”

“Ky është Armend Muja që po mundohet të bllokoj hetimin e aferave korruptive në MASHT-in e Nagavcit. Po ju fryn fllad nga hetimet e mundshme të Prokurorisë Speciale dhe po mundohen me blloku kundërligjshëm punën e Komisionit Hetimor dhe vendimet e Kuvendit. Armend, riktheje ankthin e shijes së pizes ne burg e tregoju Nagavcit dhe të tjerëve sa e trisht është ajo përvojë. Në Shtator, Komisioni Legjitim i zgjedhur nga kuvendi vazhdon punën dhe pas përmbylljes aty duhet me pas punë Prokuroria Speciale”, ka shkruar Kastrati në Facebok.