Kastrati: Noti në Ujman shfaq realitetin e mjerimit të prodhuar nga Kurti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se Kosova është përballur me mungesë të investimeve të huaja dhe ka përjetuar sanksione prej 500 milion eurosh. Në një postim në Facebook, ai ka thënë përkundër kësaj militantët e Kurtit e cilësojnë si një sukses […]

Kastrati: Noti në Ujman shfaq realitetin e mjerimit të prodhuar nga Kurti
kastrati:-noti-ne-ujman-shfaq-realitetin-e-mjerimit-te-prodhuar-nga-kurti

kastrati:-noti-ne-ujman-shfaq-realitetin-e-mjerimit-te-prodhuar-nga-kurti


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se Kosova është përballur me mungesë të investimeve të huaja dhe ka përjetuar sanksione prej 500 milion eurosh.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë përkundër kësaj militantët e Kurtit e cilësojnë si një sukses “realizimin e spoteve elektorale të VV-së me disa barkëmëdhenjë me brekë “Speedo” duke notuar në Ujman me goma të brendshme të traktorëve (nën vëzhgimin e policisë)”.

Sipas Kastratit, ndonëse Shqipëria ka hapur një bazë të NATO-s në Kuçovë dhe ka realizuar projekte të mëdha infrastrukturore, Serbia është angazhuar në marrëveshje të rëndësishme për litiumin me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe Bashkimi Evropian, duke siguruar miliarda për ekonominë serbe dhe investime të shumta në vend.

Kastrati e sheh këtë si një reflektim të mjerimit që qeveria Kurti ka sjellë në Kosovë.

Ai ka theksuar se mjerimi që ka përfshirë vendin është bërë një realitet i përditshëm për qytetarët, të cilët ndjejnë ndikimet negative të politikave të Kurtit.