Katër raste të dhunës në familje në 24 orëshin e fundit

Në Policinë e Kosovës janë raportuar katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëshit të fundit, shkruan Reporteri.net. Dy raste janë raportuar në Prishtinë, ndërsa nga një në Pejë dhe Mitrovicë të Veriut. Lidhur me këto raste, dy persona me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Njoftimi i policisë: DHUNË NË FAMILJE · […]

Katër raste të dhunës në familje në 24 orëshin e fundit
kater-raste-te-dhunes-ne-familje-ne-24-oreshin-e-fundit

kater-raste-te-dhunes-ne-familje-ne-24-oreshin-e-fundit

Në Policinë e Kosovës janë raportuar katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëshit të fundit, shkruan Reporteri.net.

Dy raste janë raportuar në Prishtinë, ndërsa nga një në Pejë dhe Mitrovicë të Veriut.

Lidhur me këto raste, dy persona me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i policisë:

DHUNË NË FAMILJE

· Prishtinë / 31.08.2024 – 22:17. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima me dëshirën e saj prapë është kthyer në shtëpi të jetoj me bashkëshortin i cili pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

· Prishtinë / 31.08.2024 – 23:56. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarveshje ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

. Pejë / 31.08.2024 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës-bashkëshortes së tij kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

. Mitrovicë Veri / 31.08.2024 – 05:00. Është arrestuar i dyshuar kosovar nën dyshimin se i njëjti (për motive të panjohura) ka sulmuar viktimën- vajzën e tij kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj i është lëshuar edhe urdhri mbrojtës me kërkesën e saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.