KEK-u thotë se remonti në B-1 është në prag të përfundimit

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) tashmë ka filluar remontet e rregullta vjetore të njësive prodhuese me qëllim të përgatitjes për sezonin dimëror. Lidhur me këtë, Bekir Gërguri – Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, në vazhdën e mbikëqyrjeve të rregullta në divizionet/departamentet e korporatës, këtë javë së bashku me zëvendësin e tij, Ramadan Budakova, dhe Remzi Topxhiu, […]

KEK-u thotë se remonti në B-1 është në prag të përfundimit
kek-u-thote-se-remonti-ne-b-1-eshte-ne-prag-te-perfundimit

kek-u-thote-se-remonti-ne-b-1-eshte-ne-prag-te-perfundimit

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) tashmë ka filluar remontet e rregullta vjetore të njësive prodhuese me qëllim të përgatitjes për sezonin dimëror.

Lidhur me këtë, Bekir Gërguri – Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, në vazhdën e mbikëqyrjeve të rregullta në divizionet/departamentet e korporatës, këtë javë së bashku me zëvendësin e tij, Ramadan Budakova, dhe Remzi Topxhiu, Drejtor Operativ në KEK, kanë inspektuar punimet në njësinë B-1 të TC Kosova B (TCB), që janë duke u realizuar bazuar në bilancin energjetik të aprovuar për remontin e rregullt vjetor të kësaj njësie.

Menaxhmenti i TCB-së, në krye me Jakup Pllana, Drejtor Ekzekutiv në TCB dhe Skender Isufi, Drejtor Operativ në TCB, kanë njoftuar për së afërmi Gërgurin me bashkëpunëtorët, se remonti i rregullt vjetor (35 ditor) i njësisë B1 ka filluar me datë 15.07.2024.

Ata, sipas një njoftimi të lëshuar nga KEK-u, kanë bërë të ditur se me angazhimin e gjithë stafit të TCB-së, punët janë duke u realizuar sipas dinamikës së planifikuar dhe janë zotuar se kjo njësi do të rikthehet në operim brenda afatit të planifikuar.

Tutje, menaxhmenti i TCB-së ka theksuar se me datë 28.08.2024, edhe njësia B2 do t’i nënshtrohet remontit të rregullt vjetor (35 ditor).

“Me këtë rast, Gërguri ka falënderuar menaxhmentin dhe të gjithë stafin e TCB-së, për përkushtimin dhe vullnetin e tyre që po rezulton të jenë fare pranë përfundimit të remontit të njësisë B1, duke inkurajuar ata që menjëherë të marrin të gjitha veprimet e nevojshme për parapërgatitjet e fillimit të remontit në njësinë B2”, thuhet në njoftim.

Gërguri ka shtuar se me përfundimin e suksesshëm të remonteve të rregullta vjetore, ngritet edhe siguria e operimit të njësive prodhuese.

“Si rrjedhojë, prodhimi qëndrueshëm i njësive përveç interesit të KEK-ut, ka ndikim pozitive edhe në zhvillimin ekonomik të vendit dhe duhet të shihet edhe si interes i qytetarëve marrë parasysh tregun e pa balancuar energjetik”, ka thënë KEK-u në këtë komunikatë.