Kenan Gashi: Qeveria e Kosovës s’po interesohet për Memorialin e ‘Beau Baden’

Kenan Gashi nga shoqëria civile për Front Online thotë se dita kur u inaugura ky memorial, është një nga kujtimet më të mira për Ferizajn. “Ishte një ditë shumë e mirë, sepse ka qenë ceromonia e aktiviteti dhe vizitës që presidentit Biden që i bëri Kosovës. Eshtë njëra nga kujtimet më të mira që ka […]

Kenan Gashi: Qeveria e Kosovës s’po interesohet për Memorialin e ‘Beau Baden’
kenan-gashi:-qeveria-e-kosoves-s’po-interesohet-per-memorialin-e-‘beau-baden’

kenan-gashi:-qeveria-e-kosoves-s’po-interesohet-per-memorialin-e-‘beau-baden’


Kenan Gashi nga shoqëria civile për Front Online thotë se dita kur u inaugura ky memorial, është një nga kujtimet më të mira për Ferizajn.

“Ishte një ditë shumë e mirë, sepse ka qenë ceromonia e aktiviteti dhe vizitës që presidentit Biden që i bëri Kosovës. Eshtë njëra nga kujtimet më të mira që ka Ferizaji.  Atë ditë përpos që ka qenë sistemi organizativ në nivelin më të lartë protkollar, ka qenë edhe njëra prej elementeve më të mira që kemi pasur fatin të kemi Joe Biden në Kosovë. Këtë vend e ka vizituar edhe sekretari i natos e shumë e shumë figura të larta të ShBA-së dhe BE-së”, ka deklaruar Gashi.

Gashi ka thënë se rruga dhe memoriali që mbajnë emrin “Beau Biden”, djali të ndjerë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka ardhur si propozim i ish- kryetarit të komunës së Ferizajt dhe ish kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

“Kjo hapësirë ka rrjedh si propozim i ish kryetari të komunës së Ferizajit dhe ish kryeminsitrit të Kosovës, Isa Mustafa, por natyrisht edhe nga idetë e qytetarëve që e duan dhe që e kanë shumë të rëndësishëm çështjen e mjedisit”, tha ai.

Gashi ka potencuar se vendi ku ndodhet monumenti i ‘Beau Baden’, ka qenë njëra nga hapësirat që ka pasur më së shumti mbeturina.

“Kjo ka qenë njëra nga hapësirat më të këqija sepse ka pasur shumë mbeturina, por fal një kompanie ferizajase, e cila ka arritur të mirëmbaj dhe të rregulloj për disa ditë këtë pjesë, ka ardh fatmirisht me një pamje të bukur, ku edhe vet kam qenë pjesë e ekipit të tyre. Ka qenë mahnitëse sepse është dukur jashtzakonisht bukur dhe ka qenë e rregulluar siç është edhe tani”, tha tutje Gashi.

Kenan Gashi nga shoqëria civile, shpreh pakënaqësi ndaj Qeverisës së Kosovës për mos interesimin e tyre ndaj kësaj hapësire dhe thotë se për mirëmbajtjen po kujdeset vetëm kompania ‘Ambienti’ e cila funksionon në kuadër të komunës.

“Për mirëmbajtjen, përpos kompanisë ‘Ambienti’ e cila kujdeset për drunjtë dhe hapësiren për pastrim e të tjera, Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë asgjë, ndonjë element ose buxhet për këtë vend kaq të rëndësishëm, e që në veqanti do të duhej ta ketë një përshtypje më të mirë për këtë hapësirë”, ka thënë ai.

Gashi tutje thotë se shpeshherë bashkë me ushtarë të KFOR-it kujtojnë momentet më të mira të ditës kur u bë inaugurimi i monumentit ‘Beau Biden’.

“Në ditët që lidhen me festat e ShBA-së, ne vizitojmë këtë vend dhe vendosmi lule në shenjë të nderit për ditët e veçanta që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne kemi nderin që shpeshherë me ushtarët e KFOR-it të ndajmë momente të asaj dite, për ceromonin e vitit 2016 që ka qenë simbol dhe është një vend që lidhen emocionet tona me Bondstillin dhe këtë memorial”, ka vijuar Gashi.

Kjo rrugë dhe ky memorial janë inaguruar në gusht të vitit 2016.

I pranishëm në këtë cermoni ishte edhe presidenti i ShBA-së, Joe Biden së bashku me familjen e tij.

Presidenti Biden, gjatë fjalimit kishte thënë se djali i tij ishte dashuruar në Kosovën ashtu siç edhe ishte dashuruar vetë ai, si dhe premtoi se çdo Biden do të vijë në Kosovë për ta parë memorialin e ngritur për nder të djalit të tij.

Kujtojmë se Beau Biden kishte shërbyer si këshilltar ligjor, në Kosovë gjatë vitit 2001. Biden vdiq nga kanceri në tru me 30 maj të vitit 2015.