Kërkesat e Vuçiqit/ Berisha: Qeveria të ketë qëndrime të palëkundura, ndërkombëtarët ta mbështesin Kosova

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka reaguar lidhet me kërkesat e presidentit serb, Vuçiq, të cilat thotë se janë veprime të dëshpëruara të lidershipit të dështuar për të marrë rolin e mbrojtësit të “botës serbe”. “Lidhur me qëndrimet e fundit të kryeministrit serb, që kërkesat e Vuçiqit i paraqiti si masa të […]

Kërkesat e Vuçiqit/ Berisha: Qeveria të ketë qëndrime të palëkundura, ndërkombëtarët ta mbështesin Kosova
kerkesat-e-vuciqit/-berisha:-qeveria-te-kete-qendrime-te-palekundura,-nderkombetaret-ta-mbeshtesin-kosova

kerkesat-e-vuciqit/-berisha:-qeveria-te-kete-qendrime-te-palekundura,-nderkombetaret-ta-mbeshtesin-kosova

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka reaguar lidhet me kërkesat e presidentit serb, Vuçiq, të cilat thotë se janë veprime të dëshpëruara të lidershipit të dështuar për të marrë rolin e mbrojtësit të “botës serbe”.

“Lidhur me qëndrimet e fundit të kryeministrit serb, që kërkesat e Vuçiqit i paraqiti si masa të qeverisë serbe kundër Kosovës, të cilat tingëllonin si kërcënime lufte, duhet të theksojmë se këto janë veprime të dëshpëruara të një lidershipi të dështuar për të marrë rrolin e mbrojtësit të “botës serbe” dhe një shteti që synon destabilizimin e rajonit”, thotë ai.

Sipas Berishës, Qeveria e Kosovës duhet të mbajë qëndrime të palëkundura.

“Në këtë situatë, është esenciale që qeveria e Kosovës të mbajë qëndrime të palëkundura dhe të vazhdojë me vendimet që kanë për synim shtrirjen e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare Serbi-Kosovë dhe në frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Mbyllja e institucioneve paralele dhe kthimi i normalitetit në komunat e veriut është një hap jetik drejt zbatimit të rendit dhe ligjit në këtë pjesë të territorit tonë. Arsimi, shëndetësia, ndërmarrjet publike, dhe institucionet e sigurisë duhet të funksionojnë në harmoni me ligjet dhe kushtetutën e vendit tonë”, vlerëson deputeti.

Ai shton se duhet dorëzuar kriminelët e akuzuar dhe që ata të përballen me drejtësi.

“Po ashtu, dorëzimi i kriminelëve të akuzuar dhe përballja e tyre me drejtësinë është e domosdoshme për të siguruar një të ardhme paqësore dhe të qëndrueshme. Nuk mund të ketë kompromis kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave kushtetuese të shtetit tonë. Për të arritur këto synime, kërkohet një mbështetje e fortë nga bashkësia ndërkombëtare. Është thelbësore që të koordinohemi me Praninë Ushtarake Ndërkombëtare të mandatuar nga KS/OKB në Kosovë dhe të sigurohet përkrahja e vendeve të QUINT, të cilët kanë një rol kyç në ruajtjen e stabilitetit në rajon dhe forcimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës. Deklaratat dhe kërkesat e Serbisë, siç është kërkesa për zgjedhje të reja lokale dhe kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës, janë vetëm përpjekje për të destabilizuar dhe për të krijuar një klimë tensioni”, vlerëson Berisha.

Po ashtu, ai ka shtuar se është e rëndësishme që ndërkombëtarët ta mbështesin Kosovën.

“Në këtë kontekst, është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe të dënojë qartë veprimet agresive të Serbisë. Këto veprime nuk përputhen me frymën e dialogut dhe paqes, dhe janë pengesë për stabilitetin në rajon. Është koha që Kosova të vazhdojë me reformat dhe të forcojë institucionet e saj, duke ruajtur qetësinë dhe duke u përqendruar në përmbushjen e detyrimeve të saj ndërkombëtare dhe aspiratave për integrime euroatlantike”, deklaron Hisen Berisha.