KFOR çon mesazh për Urën e Ibrit, publikon një video me ushtarë duke patrulluar rrotull saj

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Ura e Ibrit në Mitrovicë për të treguar se në atë zonë po patrullojnë. Në këtë video, KFOR shkruan për njësitë K9, që janë ekipe speciale me qen të trajnuar, të cilët mund të detektojnë eksplozivët dhe të sinjalizojnë ushtarët. “Njësitë K9 janë […]

KFOR çon mesazh për Urën e Ibrit, publikon një video me ushtarë duke patrulluar rrotull saj
kfor-con-mesazh-per-uren-e-ibrit,-publikon-nje-video-me-ushtare-duke-patrulluar-rrotull-saj

kfor-con-mesazh-per-uren-e-ibrit,-publikon-nje-video-me-ushtare-duke-patrulluar-rrotull-saj

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Ura e Ibrit në Mitrovicë për të treguar se në atë zonë po patrullojnë.

Në këtë video, KFOR shkruan për njësitë K9, që janë ekipe speciale me qen të trajnuar, të cilët mund të detektojnë eksplozivët dhe të sinjalizojnë ushtarët.

“Njësitë K9 janë ekipe speciale me qen shumë të trajnuar. Ata rregullisht kryejnë inspektime për të mbajtur sigurinë dhe qetësinë. Ata mund të detektojnë eksplozivët si ato sipërfaqësore si ato nëntokësore. Kur një qen zbulon një eksploziv ai ulet dhe sinjalizon stërvitësin e tij. Lidhja mes qenit dhe pronarit të tij është esenciale për suksesin e ekipit”, thuhet në përshkrimin e videos.