KFOR-i po patrullon nëpër Leposaviq e në kufirin me Serbinë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se pjesëtarë të saj nga Kompania Bullgare e Manovrimit, kanë zhvilluar patrullime në komunën e Leposaviqit. Sipas njoftimit, pjesëtarët patrullues janë nga Batalioni i 2-të i Forcave Rezervë Operacionale Shumëkombëshe të misionit të KFOR-it, ndërsa u tha se këto patrullime janë të rregullta. “Kjo është pjesë dhe […] The post KFOR-i po patrullon nëpër Leposaviq e në kufirin me Serbinë appeared first on Albinfo.

KFOR-i po patrullon nëpër Leposaviq e në kufirin me Serbinë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se pjesëtarë të saj nga Kompania Bullgare e Manovrimit, kanë zhvilluar patrullime në komunën e Leposaviqit.

Sipas njoftimit, pjesëtarët patrullues janë nga Batalioni i 2-të i Forcave Rezervë Operacionale Shumëkombëshe të misionit të KFOR-it, ndërsa u tha se këto patrullime janë të rregullta.

“Kjo është pjesë dhe pako përbërëse e përpjekjeve të përditshme të kontingjenteve të KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën”, thuhet në njoftimin e shkurtër të KFOR-it.

Ndërkaq, është njoftuar po ashtu se ushtarët polakë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it kanë kryer po ashtu patrulla përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.

“Këto aktivitete ndihmojnë në promovimin e sigurisë për të gjitha komunitetet lokale dhe për të konsoliduar stabilitetin rajonal”, ka thënë KFOR-i në njoftim.

The post KFOR-i po patrullon nëpër Leposaviq e në kufirin me Serbinë appeared first on Albinfo.