Vazhdon largimi i mjekëve nga Kosova

Mbi 60 mjekë kanë lëshuar Kosovën në gjashtëmujorin e parë të këtij viti The post Vazhdon largimi i mjekëve nga Kosova appeared first on Albinfo.

Vazhdon largimi i mjekëve nga Kosova

Mbi 60 mjekë kanë lëshuar Kosovën në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Ndërkaq, rrezikohet që institucionet shëndetësore sekondare dhe ato terciare, brenda pak viteve të mbesin pa profesionistë shëndetësor. Faktorët që po kontribuojnë në këtë fenomen përfshijnë papunësinë, mungesën e investimeve në infrastrukturën ligjore, kushte të papërshtatshme pune dhe cilësinë e ulët të shkollimit specialistik.

Kështu thotë kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, derisa potencon se dallojnë arsyet e largimit të mjekëve nga Kosova në vitin 2023 dhe këtë vit.

“Ky trend është duke vazhduar njëjtë përkundër që është pritur se për shkak të liberalizimit të vizave, mundësisë së kontaktit më të madh, do të rritet ky numër, por jo. Deri më tani, në gjashtëmujorin e parë i kemi 64, që përafërsisht është i njëjtë me vitin e kaluar. Vitin e kaluar kanë qenë rreth 167 që i kanë marrë vërtetimet që u duhen për punësim jashtë. Me vitin 2023 kanë ndryshuar pak arsyet në aspektin e rritjes së pagave, është ndalë tendenca e specialistëve të rinj që të largohen, pasi që rroga e tyre është rritur ndjeshëm…Punësimi është arsyeja kryesore, papunësia. Sepse kemi mbi 450 mjekë të pa punë, që është e pa pranueshme për një shtet si Kosova kur kemi nevojë për mjekë të rinj sidomos në sektorin primar, ku një pjesë e madhe e ambulantave apo edhe QKMF-ve në disa qytete të vogla vuajnë për ta. Por, nuk i pranojnë. Pastaj, janë kushtet e punës”, thotë Sejdiu.

Sejdiu thekson se brenda dy apo tri viteve do të vërehet dukshëm mungesa e mjekëve në nivelin sekondar dhe atë terciar. Përveç trendit të braktisjes së vendit të punës, ai tregon se këtë vit do të pensionohen rreth 100 mjekë.

The post Vazhdon largimi i mjekëve nga Kosova appeared first on Albinfo.