Kica-Xhelili: Kemi përballë një Qeveri që nuk ka për qëllim mirëmbajtjen e demokracisë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, kritikoi ashpër Qeverinë e Kosovës për mungesën e bashkëpunimit për amendamentet e propozuara nga LDK-ja. Kësisoj, deputetja tha se Lidhja Demokratike po vepron mbi atë që ajo e quajti “optimizim i resurseve”. Sipas saj, Lidhja Demokratike përmbahet nga propozimi i amendamenteve kur dihet se, me këtë […]

Kica-Xhelili: Kemi përballë një Qeveri që nuk ka për qëllim mirëmbajtjen e demokracisë
kica-xhelili:-kemi-perballe-nje-qeveri-qe-nuk-ka-per-qellim-mirembajtjen-e-demokracise

kica-xhelili:-kemi-perballe-nje-qeveri-qe-nuk-ka-per-qellim-mirembajtjen-e-demokracise

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, kritikoi ashpër Qeverinë e Kosovës për mungesën e bashkëpunimit për amendamentet e propozuara nga LDK-ja. Kësisoj, deputetja tha se Lidhja Demokratike po vepron mbi atë që ajo e quajti “optimizim i resurseve”.

Sipas saj, Lidhja Demokratike përmbahet nga propozimi i amendamenteve kur dihet se, me këtë pushtet, rezultati “është zero”.

“Fatkeqësia pse nganjëherë e gjeni edhe LDK-në në momentume të caktuara pak më të heshtur, ka të bëjë edhe me atë që e ne e quajmë ‘optimizim të resurseve tona’. Përgjigja është shumë e qartë; nuk duam të humbim resurse kur e dimë që japin zero rezultat. Ne po optimizojmë resurset tona. Ne po e dimë ku është nis qeveria. E dimë që çfarëdo propozim-amandamentimi që ne e bëjmë nuk do ta kalojnë, sepse i kanë votat. Kemi provu me projekt-buxhetin i cili është më i rëndësishëm se shumë projektligje tjera sepse është gjithë financat që i ndan shteti për qytetarët e vet Kemi provuar me shumë projekt-ligje. Nuk ka votë për ne. Nuk ka votë për asnjë propozim-amandamenti, dhe këta e kanë bërë shumë të qartë; çka do që vjen nga ju, nuk e votojmë”, tha deputetja në emision “Debat Plus”.

Sipas deputetes, Kosova sot ka një një Kryeministër dhe një ministre të Drejtësisë “me asnjë ditë përvojë pune.” Ajo akuzoi pushtetarët për mungesë të njohurive të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

“Këta njerëz nuk e njohin sistemin e drejtësisë në Kosovë. E njohin mbrapsht. Vetëm nga banka e të akuzuarve, por asgjë tjetër”, tha ajo. Sipas saj, sot populli i Kosovës po përballet me një qeveri që “nuk e ka qëllim emancipimin shoqërorë”. “Ne po ballafaqohemi me një pushtet i cili e ka bërë të qartë që nuk e ka për qëllim emancipimin shoqërorë, apo nuk e ka për qëllim mirëmbajtjen e demokracisë. Sepse Kosovën nuk e dojnë”, tha deputetja./Front Online/