Kina pezullon konsultimet me SHBA-në për kontrollin e armëve: I shet armë Tajvanit

Kina ka vendosur të pezullojë bisedimet me SHBA-në dhe mbajtjen e konsultimeve për kontrollin e armëve dhe mospërhapjen e armëve bërthamore, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme kineze. “Përgjegjësia për pezullimin e konsultimeve i takon palës amerikane”, tha zëdhënësi i MSP-së kineze Lin Jien. Lin deklaroi se Kina vendosi të ndërmarrë këtë hap sepse [...]Read More...

Kina pezullon konsultimet me SHBA-në për kontrollin e armëve: I shet armë Tajvanit

Kina ka vendosur të pezullojë bisedimet me SHBA-në dhe mbajtjen e konsultimeve për kontrollin e armëve dhe mospërhapjen e armëve bërthamore, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme kineze.

“Përgjegjësia për pezullimin e konsultimeve i takon palës amerikane”, tha zëdhënësi i MSP-së kineze Lin Jien.

Lin deklaroi se Kina vendosi të ndërmarrë këtë hap sepse atmosfera politike për vazhdimin e konsultimeve u shkatërrua nga pala amerikane.

“Shtetet e Bashkuara injoruan kundërshtimin e vendosur të Kinës dhe vazhduan të marrin pjesë në shitjen e armëve në rajonin e Tajvanit të Kinës dhe miratuan një sërë masash negative për të shkatërruar interesat thelbësore të Kinës dhe për të minuar besimin reciprok midis dy vendeve,” tha Lin.

Ai vuri në dukje se Pekini do të vazhdojë komunikimin me SHBA-në për kontrollin ndërkombëtar të armëve “mbi bazën e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe përfitimit reciprok”.

/abcnews.al