Kjo është paga minimale në Ballkan dhe Evropë
Qeveria e Kosovës mori vendim gjatë një mbledhjeje, të mërkurën, ta rrisë pagën minimale në vend në 350 euro për punëtorët e të gjitha moshave. Kjo rritje u bë vetëm disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto për të gjithë […] The post Kjo është paga minimale në Ballkan dhe Evropë appeared first on Albinfo.
Qeveria e Kosovës mori vendim gjatë një mbledhjeje, të mërkurën, ta rrisë pagën minimale në vend në 350 euro për punëtorët e të gjitha moshave.
Kjo rritje u bë vetëm disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto për të gjithë të punësuarit në sektorin publik e privat.
Por, me vendimin e ri të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, shkalla e re e pagës minimale do të jetë 2 euro për orë pune të rregullt, apo 350 euro bruto në muaj për orar të plotë.
Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Luksemburgu i prin listës si shteti me pagën më të madhe minimale. Paga minimale e një shteti përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punonjësve të atij shteti.
Luksemburgu – 2.571euro;
Holanda – 2.134;
Belgjika – 2.070;
Gjermania – 2.054;
Franca – 1.767;
Spanja – 23;
Sllovenia – 1.254;
Greqia – 968;
Kroacia – 840;
Republika Çeke – 755;
Rumania – 743;
Hungaria – 675;
Turqia – 568;
Serbia – 544;
Maqedonia e Veriut – 542;
Mali i Zi – 533;
Bosnje e H.* – 486;
Bullgaria – 477;
Shqipëria – 399;
Kosova – 350;
* 486 euro për Federatën e BeH dhe 690 euro për Republikën Sërpska./REL
The post Kjo është paga minimale në Ballkan dhe Evropë appeared first on Albinfo.