Konjufca: Kosova po diskriminohet nga ndërkombëtarët, Serbia po trajtohet ndryshe

Për procesin e dialogut me Serbinë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova gjithmonë është diskriminuar dhe nuk është trajtuar si palë e barabartë, përcjell albinfo.ch. Ai ka shtuar para mediave se diskriminimi ka qenë që nga 2011-ta kur ka nisur procesi negociator. “Gjithçka që ka pasur përmbajtje procesi negociator nga 2011 kur […] The post Konjufca: Kosova po diskriminohet nga ndërkombëtarët, Serbia po trajtohet ndryshe appeared first on Albinfo.

Konjufca: Kosova po diskriminohet nga ndërkombëtarët, Serbia po trajtohet ndryshe

Për procesin e dialogut me Serbinë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova gjithmonë është diskriminuar dhe nuk është trajtuar si palë e barabartë, përcjell albinfo.ch.

Ai ka shtuar para mediave se diskriminimi ka qenë që nga 2011-ta kur ka nisur procesi negociator.

“Gjithçka që ka pasur përmbajtje procesi negociator nga 2011 kur ka nisur deri te Marrëveshja e Ohrit që ishte marrëveshja e fundit në këtë proces, reagimet, qëndrimet dhe pozicionimet e BE-së dhe të institucioneve ndërkombëtare karshi kësaj që nënshkruam në relacion me Kosovën dhe Serbinë nuk janë të barabarta. Janë standarde të dyfishta e këtë do ta them gjithmonë dhe fuqishëm. Kosova është diskriminuar, po përjeton padrejtësi në këtë proces”, ka deklaruar kreu i Kuvendit.

Konjufca ka shtuar se Kosovës po i bëhet presion t’i zbatojë marrëveshjet, por “po përjashtohet kur po tenton ta bëjë këtë”.

“Kosovës i bëhet presion dhe përjashtimi mund të vijë për shkak të moszbatimit të marrëveshjes. Çka po bën Kosova është se do të realizojë një përmbajtje që është marrëveshje. Është hapja e urës. Negociatorët e mëhershëm e kanë bërë urën pjesë të negociatave, e palët janë pajtuar që ura të hapet. Kur Kosova do ta zbatojë marrëveshjen, nuk duhet të hapet ura thonë faktorët. E fakti që s’po mund ta zbatojmë Asociacionin, për këtë Kosova meriton të përjashtohet. Këto janë standarde të dyfishta. Kosova nuk trajtohet barabartë. Serbia ndryshe e Kosova ndryshe”, ka shtuar ai.

“S’mendoj që ndonjëherë ka pasur ngrirje mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës”, deklaroi kështu kryekuvendari, Glauk Konjufca, në një konferencë të përbashkët më homologen e tij shqiptare, Elisa Spiropali.

Pas takimit me Spiropalin, në një prononcim të shkurtë për media, duke folur për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, Konjufca vlerësoi që në nivel të qeverive, bashkëpunimi është i shkëlqyeshëm.

Ndërkaq, sa i përket nivelit të ministrive, Konjufca tha se asnjëherë më parë s’kanë pasur takime më intensive, duke e vënë në theks veçanërisht këto tri-katër vitet e fundit.

“Unë s’mendoj që ndonjëherë kemi pasur ndonjë ngrirje mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Ne si përfaqësues të institucioneve, gjithmonë kemi qenë në nivel të detyrës, mundësisht për ta transmetuar një ndjenjë, e cila shumë thjeshtë është mes popujve tanë. E kjo është ndjenja e dashurisë, ndjenja e vëllazërisë, një ndjenjë shumë e afërt. Unë konsideroj që në nivel të qeverive, bashkëpunimi është i shkëlqyeshëm, në nivel të ministrive, s’kemi pasë kurrë raporte më intensive të takimeve se sa në këto tri katër vitet e fundit në Republikën e Shqipërisë”, potencoi Konjufca para mediave.

Gjithashtu, Konjufca hudhi poshtë edhe pretendimet se ndonjë pajtim eventual mes dy kryeministrave, mund të ketë reflektuar në marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë.

The post Konjufca: Kosova po diskriminohet nga ndërkombëtarët, Serbia po trajtohet ndryshe appeared first on Albinfo.