Krahu i armatosur i Hamasit betohet për besnikëri ndaj liderit të ri, Yahya Sinwar

Brigadat e armatosura të Hamasit al-Qassam i janë zotuar besnikëri liderit të ri të Hamasit, Yahya Sinwar, thotë zëdhënësi i grupit, Abu Ubaida. “Ne shpallim gatishmërinë tonë të plotë për të zbatuar vendimet e tij”, shton Abu Ubaida në një deklaratë në Telegram. Izraelitët kanë edhe më pak shpresa për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi [...]Read More...

Krahu i armatosur i Hamasit betohet për besnikëri ndaj liderit të ri, Yahya Sinwar

Brigadat e armatosura të Hamasit al-Qassam i janë zotuar besnikëri liderit të ri të Hamasit, Yahya Sinwar, thotë zëdhënësi i grupit, Abu Ubaida.

“Ne shpallim gatishmërinë tonë të plotë për të zbatuar vendimet e tij”, shton Abu Ubaida në një deklaratë në Telegram.

Izraelitët kanë edhe më pak shpresa për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Rripin Gazës, pas emërimit të Yahya Sinwar-it si udhëheqës i grupit militant Hamas. Ata e shohin atë si një figurë edhe më ekstremiste sesa paraardhësi i tij.

Pas sulmit të Hamasit kundër civilëve izraelitë më 7 tetor, Izraeli nisi operacionin për vrasjen e të gjithë udhëheqësve të grupit militant.

Ai që ka arritur të shmangë vrasjen është Yahya Sinwar, njeriu që tani drejton grupin islamik. Ai besohet se fshihet nën tokë në një tunel në Gazë, duke përdorur si mburojë pengjet izraelite./abcnews.al