Kryebashkiakja e Parisit dëshiron që unazat olimpike të qëndrojnë në Kullën Eiffel deri në vitin 2028

Kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, shprehu këtë të premte dëshirën e saj që unazat olimpike të bashkangjitura në Lojërat Olimpike të këtij viti të qëndrojnë në Kullën Eiffel deri në vitin 2028, kur Lojërat do të zhvillohen në Los Anxhelos. “Unë propozova që deri në vitin 2028, domethënë deri në Lojërat Olimpike në [...]Read More...

Kryebashkiakja e Parisit dëshiron që unazat olimpike të qëndrojnë në Kullën Eiffel deri në vitin 2028

Kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, shprehu këtë të premte dëshirën e saj që unazat olimpike të bashkangjitura në Lojërat Olimpike të këtij viti të qëndrojnë në Kullën Eiffel deri në vitin 2028, kur Lojërat do të zhvillohen në Los Anxhelos.

“Unë propozova që deri në vitin 2028, domethënë deri në Lojërat Olimpike në Los Anxhelos, t’i lëmë unazat olimpike në Kullën Eiffel dhe simbolin Paralimpik (Agitos) në Champs-Élysées,” tha Anne Hidalgo në një konferencë për shtyp.

Kryebashkiakja e Parisit nuk përjashtoi mundësinë që ato simbole të mbeten edhe pas vitit 2028, duke thënë se vendimin përfundimtar duhet ta marrë pushteti i qytetit, si pronar shtetëror i Kullës Eiffel.

Së fundmi ajo tha se kishte marrë miratimin nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për vazhdimin e garave olimpike.

Rrathë të rinj, më të mëdhenj, por edhe më të lehtë, do të vareshin sa më shpejt, sepse rrathët aktualisht në monument janë shumë të rëndë, shtoi në atë kohë Anne Hidalgo, duke deklaruar se dëshiron të përjetësojë ngjarjet e ndodhura në Paris.

Megjithatë, njoftimi i saj shkaktoi polemika. Pasardhësit e krijuesit të Kullës Eifel, Gustave Eifel, dhe dashamirët e monumentit e kundërshtojnë projektin.

Disa besojnë se unazat olimpike janë në kundërshtim me standardet ekzistuese, të krijuara për të mbrojtur integritetin dhe origjinalitetin e monumenteve historike.

“Kulla Eifel është një monument i mbrojtur, vepër e inxhinierit dhe krijuesit të madh Gustav Eiffel”, tha ministrja franceze e Kulturës Rashida Dati.

Shoqata e pasardhësve të Gustav Eiffel ka bërë të ditur se kundërshton idenë që Kulla Eifel të shndërrohet në një “post reklamimi”./abcnews.al