Kufje si vathë? Shpërthejnë teoritë konspirative, Harris akuzohet për mashtrim në debatin me Trump

Një teori konspirative ka ndezur rrjetin pas debatit Harris-Trump. kjo e fundit thuhet se ka përdorur kufje në formën e vathëve me perla. Sipas teorisë së konspiracionit, Harris mbante vathë audio Nova H1, të krijuar nga startup-i gjerman NOVA Products, gjatë debatit të parë presidencial midis saj dhe kandidatit republikan. Vathët me kapëse, sipas faqes [...]Read More...

Kufje si vathë? Shpërthejnë teoritë konspirative, Harris akuzohet për mashtrim në debatin me Trump

Një teori konspirative ka ndezur rrjetin pas debatit Harris-Trump. kjo e fundit thuhet se ka përdorur kufje në formën e vathëve me perla. Sipas teorisë së konspiracionit, Harris mbante vathë audio Nova H1, të krijuar nga startup-i gjerman NOVA Products, gjatë debatit të parë presidencial midis saj dhe kandidatit republikan.

Vathët me kapëse, sipas faqes Kickstarter të startup-it, e projektojnë tingullin nga brenda perlës drejt në kanalin e veshit. Gjithashtu ka dy mikrofona të vegjël të nivelit të lartë janë të integruar në çdo vathë duke i siguruar përdoruesit thirrjet telefonike të qarta kristal dhe anulimin e zhurmës së erës.

Të prezantuara në CES [Consumer Electronics Show] në Las Vegas, Nevada, në janar 2023, këto pajisje të veshur me Bluetooth kanë tingull të drejtuar që lejon privatësinë.

“Çdo dalje audio është absolutisht private; kështu që ju jeni i vetmi që dëgjoni bisedat dhe muzikën tuaj”, thuhet në përshkrimin e produktit në faqen e Kickstarter.

Kjo teori ka ndezur menjëherë rrjetin, me mbështetësit republikan që e kanë akuzuar Kamalën si mashtruese dhe se nuk iu përmbajt rregullave të debatit.

/abcnews.al