Maduro hodhi poshtë propozimet e Brazilit dhe SHBA-së për të përsëritur zgjedhjet në Venezuelë

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka hedhur poshtë rekomandimet e liderëve të Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit për përsëritjen e mundshme të zgjedhjeve në atë vend, raporton Reuters. “Unë absolutisht e kundërshtoj përpjekjen e SHBA për t’u bërë autoriteti për zgjedhjet në Venezuelë,” tha Maduro. Më parë, presidenti brazilian Luis Inacio Lula da Silva propozoi [...]Read More...

Maduro hodhi poshtë propozimet e Brazilit dhe SHBA-së për të përsëritur zgjedhjet në Venezuelë

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka hedhur poshtë rekomandimet e liderëve të Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit për përsëritjen e mundshme të zgjedhjeve në atë vend, raporton Reuters.

“Unë absolutisht e kundërshtoj përpjekjen e SHBA për t’u bërë autoriteti për zgjedhjet në Venezuelë,” tha Maduro.

Më parë, presidenti brazilian Luis Inacio Lula da Silva propozoi thirrjen për zgjedhje të reja në Venezuelë, me pjesëmarrjen e vëzhguesve ndërkombëtarë, si një zgjidhje e mundshme për krizën politike në atë vend të Amerikës Latine, të cilën Presidenti amerikan Joe Biden e mbështeti.

Kryetarja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, hodhi poshtë, megjithatë, mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, duke thënë se zgjedhjet “tashmë janë mbajtur”.

Komisioni Zgjedhor njoftoi se Maduro fitoi një mandat të tretë në zgjedhjet e 28 korrikut, ndërsa opozita pretendon se kandidati i saj, Edmundo Gonzalez fitoi./abcnews.al