Kupchan pret energji të re në dialog pas zgjedhjeve në ShBA dhe pasi zyrtarët e BE’së të konsolidohen në pozita

Profesori amerikan, Charles Kupchan, ka deklaruar se pret energji të re në dialogun Kosovë-Serbi, pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe konsolidimit të zyrtarëve të lartë në Bashkimin Evropian, shkruan Reporteri.net. Kupchan, i cili ka punuar në dy administrata amerikane atë Presidentit Clinton dhe të Presidentit Obama, si drejtor për Evropën në Këshillin […]

Kupchan pret energji të re në dialog pas zgjedhjeve në ShBA dhe pasi zyrtarët e BE’së të konsolidohen në pozita
kupchan-pret-energji-te-re-ne-dialog-pas-zgjedhjeve-ne-shba-dhe-pasi-zyrtaret-e-be’se-te-konsolidohen-ne-pozita

kupchan-pret-energji-te-re-ne-dialog-pas-zgjedhjeve-ne-shba-dhe-pasi-zyrtaret-e-be’se-te-konsolidohen-ne-pozita

Profesori amerikan, Charles Kupchan, ka deklaruar se pret energji të re në dialogun Kosovë-Serbi, pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe konsolidimit të zyrtarëve të lartë në Bashkimin Evropian, shkruan Reporteri.net.

Kupchan, i cili ka punuar në dy administrata amerikane atë Presidentit Clinton dhe të Presidentit Obama, si drejtor për Evropën në Këshillin për Sigurinë Kombëtare, pret që trysnia mbi Prishtinën dhe Beogradin të rikthehet pas një pauze dhe mbetet optimist për një epilog të këtij procesi.

“Mendoj se të luash me kartën e Rusisë, të Kinës, nuk është opsion në afat të gjatë për shkak të vendndodhjes gjeografike. Ballkani është pjesë e një hapësire më të madhe evropiane. Popujt e rajonit duhet të ndihen të bekuar, me fat. Ata që jetojnë në Azinë Qendrore, në Armeni, në Azerbajxhan, pra afër Rusisë, afër Kinës, jetojnë në një zonë të pasigurt në një të ardhme pa afat. Ballkani nuk është një zonë e tillë, është në Evropë dhe për pasojë mendoj se këtij procesi do t’i vijë një fund pozitiv,” ka deklaruar Kupchan.

Sipas Kupchan, në këtë cikël zgjedhor, Shtetet e Bashkuara janë shumë të përqendruara në planin e brendshëm dhe politika e jashtme, e dominuar nga Ukraina dhe lufta në Gazë, nuk do të jetë përparësi, por megjithatë pret energji të re në procesin e dialogut pas zgjedhjeve në SHBA dhe konsolidimit të zyrtarëve të lartë në BE.

Ai thotë se ndan shqetësimet se “procesi i dialogut ka hyrë në rrugë pa krye” dhe se për këtë dyja palët mbajnë përgjegjësi.

“Masat e zotit Kurti, ndonëse mund të qëndrojnë në aspektin politik dhe ligjor, ishin të panevojshme në aspektin strategjik, sepse ishin provokuese pa nevojë. Për shembull, vendosja e kryetarëve të komunave në veri që u zgjodhën me një përqindje të papërfillshme votash; kjo u pasua me targat e makinave dhe më vonë me çështjen e dinarit,” thotë Kupchan.

“Të gjitha këto veprime justifikohen, sepse Kosova po përpiqet ta shtrijë sovranitetin e plotë të saj, por që nuk ishin të dobishme sa i përket marrëdhënieve me Serbinë. Beogradi nga ana e tij mobilizoi forcat përgjatë kufirit me Kosovën. Patëm një episod të dhunshëm në Banjskë dhe ai që pranoi fajësinë për këtë akt terrorizmi ende shëtit i lirë në Serbi. Patëm pastaj një letër të kryeministres serbe e cila shprehu rezerva për marrëveshjen, në të cilën thoshte se kurrë nuk do ta njohim Kosovën. Këto janë hapa prapa dhe për pasojë mund të themi se procesi i normalizimit ka ngecur,” ka deklaruar ai për Zërin e Amerikës.