Testimi i Urës, teston reagimet e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës

Autoritetet e Kosovës kanë nisur procedurat për testimin e fuqisë mbajtëse të Urës së Ibrit para hapjes së saj për qarkullim të automjeteve. Të enjten ka nisur testimi i qëndrueshmërisë së Urës së Ibrit, ndërsa gjatë ditës janë arrestuar dy qytetarë serb për pengimin e punëtorëve të Komunës së Mitrovicës së Veriut, të cilit ishin […]

Testimi i Urës, teston reagimet e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës
testimi-i-ures,-teston-reagimet-e-nderkombetareve-ndaj-kosoves

testimi-i-ures,-teston-reagimet-e-nderkombetareve-ndaj-kosoves

Autoritetet e Kosovës kanë nisur procedurat për testimin e fuqisë mbajtëse të Urës së Ibrit para hapjes së saj për qarkullim të automjeteve.

Të enjten ka nisur testimi i qëndrueshmërisë së Urës së Ibrit, ndërsa gjatë ditës janë arrestuar dy qytetarë serb për pengimin e punëtorëve të Komunës së Mitrovicës së Veriut, të cilit ishin duke lyer në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër.

Mbi këtë zhvillim ekspertët e çështjes së sigurisë janë deklaruar lidhur me mundësinë e paraqitjes së tensioneve nga pakënaqësitë e qytetarëve serb.

Ish-drejtori i Policisë: S’ka nevojë të jetë e mbyllur Ura e Ibrit, është pjesë e Kosovës, jo e Serbisë

Ish-drejtori i Policisë, Sheremet Ahmet,i ka deklaruar se në rast të ndonjë tensioni Policia e Kosovës do të ndërmerrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Ai tha për Front Online se Serbia duhet ta kuptojë se nuk ka kufi në Urën e Ibrit, por në Jarinjë e Bërnjak.

“Serbia duhet ta kuptojë një herë e përgjithmonë që nuk ka kufi në Urë të Ibrit. Kufiri është Jarinjë e Bërnjak. Ata mendojnë që pjesa veriore është Serbi, por është Kosovë. Veprimet e policisë janë në kuadër të ligjit dhe si të tilla do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme”, u shpreh Ahmeti.

Sipas Ahmetit, Ura e Ibrit nuk duhet të jete e mbyllur.

 “Hapja e Urës është nevojë dhe është shumë e drejtë të hapet. Nuk ka as arsye e as nevojë të jetë e mbyllur. Mbyllja e saj është një imagjinare e Serbisë të cilët mendojnë që në Urën e Ibrit është Serbi nuk është Serbi, por Kosovë është intencë kryesore që me çdo kusht tentojnë ta mbajnë të mbyllur që është Serbia”, deklaroi Ahmeti.

Njohësi i sigurisë: Serbia me formën e saj të kundërshtimit do ta godas gjithë punën e Policisë

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka folur për Front Online lidhur me hapjen apo jo të Urës së Ibrit.

Ai ka thënë se kjo është një lojë politike e cila s’do të përfundoj mirë për stabilitetin e Kosovës tek ndërkombëtarët.

Shala thotë se ky hap i Qeverisë tregon që për punë e brendshme nuk pyet askënd.

“Ura e Ibrit një lojë tjetër politike që përfundimi nuk do të jete i mirë për stabilitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare madje është parë që Qeveria aktuale është e izoluar në arenën ndërkombëtare nga mos dija e koordinimit diplomatik dhe si rezultat, është marrë ky hap për të dëshmuar që për punët e brendshme autoriteti politik nuk pyet askënd”, deklaron Shala.

Shala vlerëson se Serbia me formën e saj të kundërshtimit do ta godas gjithë punën e Policisë.

“Serbia e ka zgjedhur formën e saj për të kundërshtuar tani jo vetëm këtë proces politik për hapje, por madje do të jepet mundësia që të goditet e gjithë puna e policisë dhe mekanizmave të sigurisë në atë pjese për gjatë këtyre viteve duke minimizuar efektin e arritur më diletantizëm politik”, u shpreh ai.

Tutje, Shala thotë se përmes direktivave të Beogradit, grupet kriminale do të konfrontohen ndaj mekanizmave të sigurisë.

“Protestat e Serbisë janë një forme e cila do të jete në narrativen e Beogradit dhe arsyetueshmërinë e saj edhe për veprime konfrontuese ndaj mekanizmit të sigurisë vendor përmes nxitjes se grupeve kriminale ( nen emrin e lirisë se jetesës ) për të kryer veprime ndaj rendit dhe sigurisë në atë pjese”, thotë ai.

Ibishi: Pas hapjes së Urës nuk do ketë nevojë të ketë prezencë të forcave të sigurisë

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi nuk pret tensione të reja në veri nëse ndodh të hapët Ura e Ibrit.

Ai në një prononcim për Front Online tha se Kosova mund të goditët me sanksione, sipas Stanos, kinse për eskalim të situatës.

“Nëse mund të ketë protesta të organizuara unë nuk shoh një rrezik të mundshëm të eskalimit përveç  paralajmërimeve që sot Stano tha që mund të ketë pasoja me sanksioneve se kinse nuk po kontribuojnë qeveria e Kosovës  në stabilizim të gjendjes apo në një formë po eskalon situata”, u shpreh ai.

Eksperti Ibishi vlerëson se Qeveria duhet t’i njoftojë partnerët strategjikë për hapat tutje.

Ai thotë se pas hapjes së Urës nuk do ketë nevojë të ketë prezencë të forcave të sigurisë.

“Qeveria duhet ti njoftoj të gjithë edhe BE edhe partnerët tonë strategjikë, vendet e QUINT-it edhe drejtorinë e sigurisë. Nuk janë më ato grupet ekstreme që kanë penguar lëvizjen e lirë edhe me kohë mendoj që pasi që të kalon kjo faza preliminare e hapjes së urës nuk do të ketë nevojë më për qëndrim të forcave aty por sikur në vendkalimet apo urat tjera”, theksoi Ibishi.

Për të parandaluar rrjedhën e gjendjes i gjithë rendi i sigurisë duhet të jetë prezent, thekson Ibishi.

“Duhet të hapet, me u heq ajo mungesë e komunikimit sikur që është në pjesë të tjera të Ibrit. Ne kemi kapacitetin e bollshëm për me e mbajtë rendin e sigurinë duke qenë prezent në dy anët e urës po në brendi të dy anëve të Mitrovicës në pjesën urbane po edhe në pjesë qarkulluese të rrugëve me kontrolle policore aty duhet të jenë të gjithë , me qëllim që të parandalojnë ndonjë rrjedhim jo të mirë të gjendjes”, përfundoi Ibishi.

Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano të enjten ka deklaruar se nëse situata në veri nuk ndryshon, Kosova do të merr masa të reja.

”Ne e kemi thënë atëherë se këto masa mund të zgjaten apo të hiqen pavarësisht zhvillimeve të situatës. Pra, çfarë do bëjmë? – kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të shtohen nëse akterët evropianë janë mendimit se ato duhet të shtohen. Shpresojmë se më në fund do ta dëgjojnë mesazhin dhe do na ndalojnë të marrim në konsideratë se çfarë masa do shohim të marrim nëse situata nuk ndryshon”.