Në Prishtinë nis gjykimi i katër serbëve të akuzuar për terrori*zëm

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka nisur shqyrtimi gjyqësor në gjykimin e Milun Milenkoviqit, i njohur si “Llune”, Dejan Pantiqit, Aleksandar Vlajiqit dhe Miomir Vakiqit, të akuzuar për terorrizëm. Ata akuzohen për sulmin me granatë dorë në zyrat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve më 6 dhjetor të vitit 2022 në Mitrovicën e […]

Në Prishtinë nis gjykimi i katër serbëve të akuzuar për terrori*zëm
ne-prishtine-nis-gjykimi-i-kater-serbeve-te-akuzuar-per-terrori*zem

ne-prishtine-nis-gjykimi-i-kater-serbeve-te-akuzuar-per-terrori*zem

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka nisur shqyrtimi gjyqësor në gjykimin e Milun Milenkoviqit, i njohur si “Llune”, Dejan Pantiqit, Aleksandar Vlajiqit dhe Miomir Vakiqit, të akuzuar për terorrizëm.

Ata akuzohen për sulmin me granatë dorë në zyrat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve më 6 dhjetor të vitit 2022 në Mitrovicën e Veriut.

Zyrat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut pas sulmit. Foto: Arkiv

Gjyqtari Valon Kurtaj tha në fillim të gjykimit se të pandehurit mund të pranojnë ose mohojnë fajësinë e tyre dhe më pas kërkoi që secili prej tyre të deklarohet individualisht.

Të katër të pandehurit deklaruan se nuk ndihen fajtorë për veprat për të cilat akuzohen, transmeton Klankosova.tv.

Në seancën e sotme, si prokuroria ashtu edhe mbrojtja japin fjalën hyrëse, raporton Kosovo Online.

Në seancën fillestare të mbajtur më 30 janar, katër të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për akuzat kundër tyre.