Kurti bën homazhe te varret e Cenë Dugollit e Fazli Greiçevcit, të vde’kur nga torturat serbe në Burgun e Prishtinës

Kryeministri Albin Kurti, bëri homazhe te varri i dëshmorit Cenë Dugolli dhe veprimtarit të çështjes kombëtare Fazli Greiçevci, që vdiqën nga torturat e forcave policore serbe në Burgun e Prishtinës. Ai vendosi lule të freskëta te varri i dëshmorit Dugolli te varrezat e dëshmorëve në Ferizaj, në përkujtim të 26-vjetorit të vrasjes së tij. Shefi […]

Kurti bën homazhe te varret e Cenë Dugollit e Fazli Greiçevcit, të vde’kur nga torturat serbe në Burgun e Prishtinës
kurti-ben-homazhe-te-varret-e-cene-dugollit-e-fazli-greicevcit,-te-vde’kur-nga-torturat-serbe-ne-burgun-e-prishtines

kurti-ben-homazhe-te-varret-e-cene-dugollit-e-fazli-greicevcit,-te-vde’kur-nga-torturat-serbe-ne-burgun-e-prishtines

Kryeministri Albin Kurti, bëri homazhe te varri i dëshmorit Cenë Dugolli dhe veprimtarit të çështjes kombëtare Fazli Greiçevci, që vdiqën nga torturat e forcave policore serbe në Burgun e Prishtinës.

Ai vendosi lule të freskëta te varri i dëshmorit Dugolli te varrezat e dëshmorëve në Ferizaj, në përkujtim të 26-vjetorit të vrasjes së tij.

Shefi i qeverisë kosovare, ishte i shoqëruar nga deputetët Enver Dugolli, Avni Dehari, Hydajet Hyseni e Valon Ramadani, e familjarë dhe miq të Cenë Dugollit.

Pas luleve që vendosi te varri i Dugollit, Kurti u nis për në Sankoc të Drenasit, ku bëri homazhe te varri i veprimtarit dhe atdhetarit Fazli Greiçevci, që u mbyt me 17 gusht 1964.

49-vjeçari që udhëheq qeverinë, aty ishte së bashku me deputetët Enver Dugolli, dhe Adnan Rrustemi, familjarë e miq të familjes Greiçevcit, si dhe kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, u bë e ditur në kumtesë.

Kryeministri Albin Kurti, bën homazhe te varri i veprimtarit të çështjes kombëtare Fazli Greiçevci