Kurti në konferencë me Mickoskin përmend edhe këto detaje: Nënat e Gërvallës dhe Konjufcës janë nga Shkupi

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrat Donika Gërvalla, Liburn Aliu e Albulena Haxhiu ka qëndruar të hënën në Shkup. Në konferencën për media ka dominuar cështja e incidentit të Presidentes Vjosa Osmani javën e kaluar. Kurti ka folur për bashkëpunim të mirë mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes duke përmendur operacionalizimin e […]

Kurti në konferencë me Mickoskin përmend edhe këto detaje: Nënat e Gërvallës dhe Konjufcës janë nga Shkupi
kurti-ne-konference-me-mickoskin-permend-edhe-keto-detaje:-nenat-e-gervalles-dhe-konjufces-jane-nga-shkupi

kurti-ne-konference-me-mickoskin-permend-edhe-keto-detaje:-nenat-e-gervalles-dhe-konjufces-jane-nga-shkupi

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrat Donika Gërvalla, Liburn Aliu e Albulena Haxhiu ka qëndruar të hënën në Shkup. Në konferencën për media ka dominuar cështja e incidentit të Presidentes Vjosa Osmani javën e kaluar.

Kurti ka folur për bashkëpunim të mirë mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes duke përmendur operacionalizimin e pikave të përbashkëta kufitare, në Han të Elezit, që do të lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve.

Tutje, Kurti ka përmendur edhe lidhjet familjare në të dyja anët e kufirit duke theksuar se nënat e kryediplomates Gërvalla dhe kryeparlamentarit Konjufca janë nga Shkupi.

“ Në aspektin e sigurisë dhe të mbrojtjes, ne vijojmë që të kemi bashkëpunim të mirë. Mezi presim që të operacionalizohen pikat e përbashkëta kufitare, sidomos kjo në Hanin e Elezit e në Bllacë, të cilat do të lehtësojnë qarkullimin edhe ashtu në rritje të qytetarëve tanë. Ne të gjithë e dimë se kemi shumë familje e farefis në të dy anët e kufirit. Madje edhe zëvendësja ime, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schëarz, vjen nga Shkupi si vendlindje, edhe nëna e saj është nga Shkupi, siç është edhe nëna e Kryeparlamentarit, Glauk Konjufca”, ka thënë Kurti./Express