Kurti nuk i shkon në takim Osmani, nuk i jep arsye

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nuk i di arsyet e mungesës së kryeministrit dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në takimin e thirrur të mërkurën për të diskutuar datën e zgjedhjeve të rregullta me liderët e partive politike. “Siç e dini të gjitha partitë kanë qenë të ftuara në nivel kryetarësh. […] The post Kurti nuk i shkon në takim Osmani, nuk i jep arsye appeared first on Albinfo.

Kurti nuk i shkon në takim Osmani, nuk i jep arsye

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nuk i di arsyet e mungesës së kryeministrit dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në takimin e thirrur të mërkurën për të diskutuar datën e zgjedhjeve të rregullta me liderët e partive politike.

“Siç e dini të gjitha partitë kanë qenë të ftuara në nivel kryetarësh. Nënkryetari Glauk Konjufca ka shprehur gatishmëri të plotë të vijë në takim. Por pasi partitë kanë qenë vetëm në nivel kryetarësh, e kemi mbajtur parimin për të gjithë dhe Konjufca me mirëkuptim e ka zbatuar. Sot nuk ka qenë prezent kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk i dimë arsyet besoj mund ta pyesni drejtpërdrejt atë, po supozoj se është në zyrë. Kështu që mund të shkoni dhe ta pyesni”, ka thënë Osmani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se ka qenë mysafir në drekën e ftuar nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ku është takuar edhe me ambasadorë të akredituar të BE-së.

Presidentja ka dhënë edhe detaje për takimin me liderët e partive politike, duke thënë se janë ende në procesin e konsultimit. Ajo ka thënë se partitë patën preferenca të ndryshme mes datave 26 janar – 16 shkurt 2025.

The post Kurti nuk i shkon në takim Osmani, nuk i jep arsye appeared first on Albinfo.