Kurti për djegien e një shtëpie në veri: Do të ndiqen nga organet e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth sulmit ndaj një shtëpie të ndërtuar në veri, përcjell albinfo.ch. Ai u shpreh se ata të cilët e kanë bërë këtë krim me koktej molotovi, duhet të ndiqen nga organet e Republikës së Kosovës. “Ka deklaruar tashmë policia e Kosovës, ne do ta bëjmë sanimin e këtij […] The post Kurti për djegien e një shtëpie në veri: Do të ndiqen nga organet e Kosovës appeared first on Albinfo.

Kurti për djegien e një shtëpie në veri: Do të ndiqen nga organet e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur rreth sulmit ndaj një shtëpie të ndërtuar në veri, përcjell albinfo.ch.

Ai u shpreh se ata të cilët e kanë bërë këtë krim me koktej molotovi, duhet të ndiqen nga organet e Republikës së Kosovës.

“Ka deklaruar tashmë policia e Kosovës, ne do ta bëjmë sanimin e këtij dënimi, ndërkaq ata të cilët e bënë këtë krim me këtë koktej molotovi, pa dyshim që do të ndiqen nga organet e Republikës së Kosovës”, tha shefi i qeverisë në një deklaratë.

Për zjarrin në njërën nga shtëpitë në veri njoftoi fillimisht ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ku postoi edhe fotografi.

Policia tha se lidhur me rastin nuk ka ende të dyshuar e as të arrestuar.

 

The post Kurti për djegien e një shtëpie në veri: Do të ndiqen nga organet e Kosovës appeared first on Albinfo.