Kurti për Dritaren e Investimeve të Diasporës: Parashihen investime deri në 100 milionë

Sot u lansua “Dritarja për Investime të Diasporës”, në ceremoninë e së cilës ishte i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti. I pari i vendit ka thënë që po krijohet mundësia që mërgata të bëhet investitor aktiv, duke hapur kështu një dritare që do t’i ketë 100 milionë euro, raporton EkonomiaOnline, përcjell Klan Kosova. “Ky është një hap […]

Kurti për Dritaren e Investimeve të Diasporës: Parashihen investime deri në 100 milionë
kurti-per-dritaren-e-investimeve-te-diaspores:-parashihen-investime-deri-ne-100-milione

kurti-per-dritaren-e-investimeve-te-diaspores:-parashihen-investime-deri-ne-100-milione

Sot u lansua “Dritarja për Investime të Diasporës”, në ceremoninë e së cilës ishte i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti.

I pari i vendit ka thënë që po krijohet mundësia që mërgata të bëhet investitor aktiv, duke hapur kështu një dritare që do t’i ketë 100 milionë euro, raporton EkonomiaOnline, përcjell Klan Kosova.

“Ky është një hap që edhe më tej dëshmon përkushtimin tonë. Në shkurt të vitit 2021 pata premtuar një qeverisje ndryshe, të pa korruptuar dhe të drejtë”, ka thënë Kurti.

“Për realizimin e këtyre synimeve mërgatën tonë e kemi pasur kyçe. Ky ishte një produkt financiar nga shteti me anë të secilës mërgatës tonë iu mundësohej të investojnë”.

“Për një kohë shumë të shkurtër u investuan më shumë se 100 milionë euro. Ky ishte vetëm hapi i parë tani me ‘Dritaren e Investimeve’ është hapi i dytë për të dhënë mundësi për garantimin e investimeve të diasporës kur mërgatës tonë ia mundëson që të hapen edhe në Kosovë”.

“Investimet fillojnë nga 3 milionë euro, ndërsa tek dritarja parashihet të jenë investimet deri në 100 milionë euro që mundësojnë investimet e diasporës”.