Kurti takohet me bordin e ri të Trepçës: Synojmë ruajtjen e pronësisë publike dhe rivitalizimin e Trepçës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati takoi Bordin e ri Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike “Trepça”, të emëruar në mbledhjen e 212-të të Qeverisë. Në njoftimin e qeverisë thuhej se bashkë diskutuan rreth veprimeve të menjëhershme dhe planet dhe synimet afatgjata […]

Kurti takohet me bordin e ri të Trepçës: Synojmë ruajtjen e pronësisë publike dhe rivitalizimin e Trepçës
kurti-takohet-me-bordin-e-ri-te-trepces:-synojme-ruajtjen-e-pronesise-publike-dhe-rivitalizimin-e-trepces

kurti-takohet-me-bordin-e-ri-te-trepces:-synojme-ruajtjen-e-pronesise-publike-dhe-rivitalizimin-e-trepces

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati takoi Bordin e ri Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike “Trepça”, të emëruar në mbledhjen e 212-të të Qeverisë.

Në njoftimin e qeverisë thuhej se bashkë diskutuan rreth veprimeve të menjëhershme dhe planet dhe synimet afatgjata për ndërmarrjen minerare.

“Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë e Qeverisë për ta përkrahur Trepçën kundrejt një plani të qartë të veprimit”, thuhej në njoftim, transmeton Front Online.

“Qeveria e Republika e Kosovës synon ruajtjen e pronësisë publike dhe rivitalizimin e Trepçës në përputhje me interesin shoqëror, ekonomik dhe mjedisor”, thuhej më tej./Front Online/