Kurti: Të falemnderit Distria për gëzimin dhe shembullin që na jep

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar një postim në Facebook pasi xhudistja Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Kurti ka thënë se është krenarë me këtë rezultat që lartëson vendin tonë në sportin elitar botëror dhe e konfirmon që Kosova mbetet Shtet i Xhudos. “Të falemnderit Distria për gëzimin dhe shembullin […]

Kurti: Të falemnderit Distria për gëzimin dhe shembullin që na jep
kurti:-te-falemnderit-distria-per-gezimin-dhe-shembullin-qe-na-jep

kurti:-te-falemnderit-distria-per-gezimin-dhe-shembullin-qe-na-jep

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar një postim në Facebook pasi xhudistja Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Kurti ka thënë se është krenarë me këtë rezultat që lartëson vendin tonë në sportin elitar botëror dhe e konfirmon që Kosova mbetet Shtet i Xhudos.

“Të falemnderit Distria për gëzimin dhe shembullin që na jep”, ka shkruar Kurti.

Postimi i tij:

Kosova fitoi medaljen e parë në Lojërat Olimpike Paris 2024, me shkëlqimin e argjendtë të Distria Krasniqit në xhudo për femra në kategorinë deri në 52 Kg.

Xhudistja e Uzbekistanit në minutin e fundit të finales i largohej Distrias duke e ruajtur epërsinë minimale gjersa kishte edhe një vërejtje.

Distria sot gjatë ditës fitoi tri ndeshje: të parën për 39 sekonda, të dytën për 66 sekonda e të tretën për 6 minuta e 10 sekonda (2:10 sekonda në vazhdimin që quhet Golden Score).

Jemi krenarë me këtë rezultat që lartëson vendin tonë në sportin elitar botëror dhe e konfirmon që Kosova mbetet Shtet i Xhudos.

Të falemnderit Distria për gëzimin dhe shembullin që na jep.