Kurti të hënën në Shkup, takim edhe me homologun Mickoski e me kabinetin qeveritar

Kryeministri Albin Kurti, të hënën me fillim nga ora 10 do të nisë një vizitë zyrtare në shtetin fqinj, Maqedoninë Veriore. Siç mëson Klan Kosova, kreu i ekzekutivit kosovar do të ketë takime me krerët e shtetit maqedonas, nga homologu i tij Hristijan Mickoski, pastaj me ministrat e kabinetit qeveritar. Ndërkaq, burimet kanë paralajmëruar një […]

Kurti të hënën në Shkup, takim edhe me homologun Mickoski e me kabinetin qeveritar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Tetovës, Bilall Kasami. Foto nga Fisnik Xhelili Portalb.mk

Kryeministri Albin Kurti, të hënën me fillim nga ora 10 do të nisë një vizitë zyrtare në shtetin fqinj, Maqedoninë Veriore.

Siç mëson Klan Kosova, kreu i ekzekutivit kosovar do të ketë takime me krerët e shtetit maqedonas, nga homologu i tij Hristijan Mickoski, pastaj me ministrat e kabinetit qeveritar.

Ndërkaq, burimet kanë paralajmëruar një takim edhe me kryeparlamentarin e RMV-së, Afrim Gashi.

Kjo vizitë e Kurtit në Shkup vjen pak ditë pas një incidenti që u shënua në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me presidenten Vjosa Osmani, e cila po e shfrytëzonte të njëjtin për një udhëtim privat.

Incidenti erdhi pasi sigurimi i aeroportit, sipas Zyrës së Presidentes, i kërkoi asaj ta dorëzonte telefonin e saj personal.

Ky incident është konsideruar nga shumë si skandal diplomatik.

MPJ-ja e Kosovës madje i ka dërguar notë proteste Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar sqarime dhe informata mbi këtë rast.

Ndërkaq, MPJ-ja maqedonase ka shprehur keqardhje për rastin, teksa ka thënë se janë duke e trajtuar rastin.

Ndryshe, Ministria për Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë në Kosovë më 1 gusht njoftoi se ka nënshkruar kontratat për realizimin e punimeve në dy pjesë të rrugës që lidh Prizrenin dhe Tetovën.