Kurti u kërkon amerikanëve t’i bëjnë presion Serbisë për dorëzimin e Radojçiqit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me senatorin Chris Murphy, në margjina të Konventës Kombëtare Demokratike. “Së pari, duke theksuar marrëdhëniet e fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Kurti shprehu interesimin e tij për rritjen e bashkëpunimit e shkëmbimit tregtar dhe ekonomik me aleatët […] The post Kurti u kërkon amerikanëve t’i bëjnë presion Serbisë për dorëzimin e Radojçiqit appeared first on Albinfo.

Kurti u kërkon amerikanëve t’i bëjnë presion Serbisë për dorëzimin e Radojçiqit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me senatorin Chris Murphy, në margjina të Konventës Kombëtare Demokratike.

“Së pari, duke theksuar marrëdhëniet e fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Kurti shprehu interesimin e tij për rritjen e bashkëpunimit e shkëmbimit tregtar dhe ekonomik me aleatët e partnerët tanë amerikanë”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.

Tutje thuhet se ata biseduan edhe rreth zhvillimeve në vend, situatën e sigurisë në rajon dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Në lidhje me dialogun me Serbinë, kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Kosovës në zbatimin në plotni të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues të Ohrit. Ai shtoi se për t’u zbatuar marrëveshja, nevojitet pranimi i saj edhe nga ana e Serbisë, duke e nënshkruar atë si dëshmi e garanci të angazhimit në zbatimin e marrëveshjes”, thuhet nga ZKM.

Kryeministri Kurti nënvizoi se Serbia duhet të tërheqë letrën e dërguar drejt Bashkimit Evropian nga ana e ish-kryeministres Brnabiq dhjetorin e vitit të kaluar, përmes së cilës shprehet refuzimi dhe tërheqja nga marrëveshja nga ana e Serbisë. Serbia duhet të kthehet te marrëveshja dhe ta respektojë atë në mënyrë që e njëjta të zbatohet. Nuk ka zbatim të marrëveshjes, sepse para së gjithash nuk po ka respektim të saj.

“Tash kur po bëhen 11 muaj të vrasjes së rreshterit tonë policor Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit, është koha e fundit që kryekrimineli Milan Radojçiq t’u dorëzohet autoriteteve të drejtësisë së Kosovës dhe për këtë Kryeministri Kurti kërkoi që SHBA-ja të bëjë trysni mbi Beogradin zyrtar”, njoftojnë nga ZKM.

 

The post Kurti u kërkon amerikanëve t’i bëjnë presion Serbisë për dorëzimin e Radojçiqit appeared first on Albinfo.