Kuvendi shënoi gjenocidin e Srebrenicës: Të mos përsëritet asnjëherë!

Qytetarë dhe politikanë  të Maqedonisë  së  Veriut për të tretën ditë me rradhë vazhdojnë të solidarizihohen me popullin boshnjakë, pasi këtë vit bëhen 29 vjet nga vrasja më makabre e The post Kuvendi shënoi gjenocidin e Srebrenicës: Të mos përsëritet asnjëherë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kuvendi shënoi gjenocidin e Srebrenicës: Të mos përsëritet asnjëherë!

Qytetarë dhe politikanë  të Maqedonisë  së  Veriut për të tretën ditë me rradhë vazhdojnë të solidarizihohen me popullin boshnjakë, pasi këtë vit bëhen 29 vjet nga vrasja më makabre e mbi 8300 djem dhe burra në Srebenicë të Bonsjes. Njëri ndër institucionet  që ka përkujtuar viktimat sot ka qenë edhe  Kuvendi i Republiksë së Maqedonisë së Veriut. Kryeparlamentari Afrim Gashi, tha se  Gjenocidi i para 29 viteve nuk duhet harruar e as nuk guxon të përsëritet. Ai shtoi se ngjarja e para 29 viteve është ende e freskët në memorien kolektive, ndërkohë që shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave, qytetarëve dhe institucioneve të Bosnjë dhe Hercegovinës.

AFRIM GASHI,KRYETAR I KUVENDIT

“Gjenocidi në Srebrenicë prej para 29 vjetësh është ende i freskët në memorien kolektive, veçanërisht në mesin e qytetarëve të këtyre hapësirave. Në korrik të vitit 1995, për vetëm disa ditë, u vranë më shumë se tetë mijë boshnjakë, nga mosha gjashtë mujore deri në 90 vjeç, në një nga krimet më të mëdha në territorin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore. Mijëra familje mbetën pa djem, baballarë, vëllezër, motra, nëna… Me qindra mbiemra të njëjtë apo të ngjashëm të shkruar në pllakat e mermerit në Potoçari janë dëshmitarë të heshtur të ekzekutimit të brezave të tërë në një familje”.

Srebrenica është një monument i mizorisë njerëzore dhe pasojave të pakuptueshme të urrejtjes. Srebrenica,  bën thirrje për vigjilencë dhe veprim për të parandaluar episode të tilla në të ardhmen. Kështu u shpreh përfaqësuesja e shoqatës “Divanhanja”, Mersiha Smailoviç.

MERSIHA SMAILOVIS,PËRFAQËSUESE E SHOQATËS DIVANHANJA

“Shteti ynë, jo vetëm që votoi për Rezolutën e OKB-së, por është edhe bashkësponsor, ndaj merr përsipër detyrimet që duhet t’i përmbushë në drejtim të rritjes së kujtimit të Srebrenicës, si dhe në prag të 30-vjetorit  të gjenocidit vitin e ardhshëm”.

Në këtë përkujtim morën pjesë edhe shumë intelektual tjerë, ndër to edhe Profesor Xhemil Bektoviq, i cili  theksoi se Maqedonia e Veriut, duke mbështetur Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si dhe me aktin e përkujtimit të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në Kuvend, edhe një herë tregon se është në krah të ligjit, të drejtësisë dhe në anën e viktimave.

Ndërkaq, në mbështetje për Srebenicën, Këshilli Kombëtar Boshnjak, të ejtën në Shkup Maqedonisë organizoi  një marsh përkujtimor për të shënuar përvjetorin e gjenocidit në Srebrenicë. Marshi filloi nga parku i Çairit dhe duke kaluar përmes Çarshisë së Shkupit përfundoi në Sheshin “Maqedonia”.

/SHENJA/

The post Kuvendi shënoi gjenocidin e Srebrenicës: Të mos përsëritet asnjëherë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .