Shtetet më të cilët kryen më së shumti shkëmbim tregtar Maqedonia e Veriut

Shtetet më të cilët kryen më së shumti shkëmbim tregtar Maqedonia e Veriut Maqedonia e Veriut gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti ka kryer shkëmbim tregtar të tillë që është regjistruar një deficit tregtar prej 1 614 000 000 euro, transmeton Portalb.mk. “Maqedonia më së shumti kryen shkëmbim tregtar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, […]

Shtetet më të cilët kryen më së shumti shkëmbim tregtar Maqedonia e Veriut
Kolona të kamionëve gjatë procedurave në dogana. Foto nga Faton Curri / Portalb

Shtetet më të cilët kryen më së shumti shkëmbim tregtar Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti ka kryer shkëmbim tregtar të tillë që është regjistruar një deficit tregtar prej 1 614 000 000 euro, transmeton Portalb.mk.

“Maqedonia më së shumti kryen shkëmbim tregtar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kinën dhe Serbinë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Mbulimi i eksportit me import në periudhën janar-qershor të vitit 2024 është vetëm 70.9 përqind.

“Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave prej Maqedonisë së Veriut në periudhën janar-qershor të vitit 2024 arrin vlerën 3 930 000 000 euro, ndërsa importi 5 544 000 000 euro”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, eksporti ka shënuar rënie për 7.6 përqind, ndërsa importi rritje për 0.1 përqind.