Laura Fazliu e lumtur me medaljen e bronztë, synon medalje të tjera
Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka arritur të rrëmbejë medalje në Lojërat Olimpike, Paris 2024. Ajo e fitoi të bronztën, duke çuar në dy numrin e medaljeve për shtetin në këto lojëra dhe pesë që kur Kosova merr pjesë. Pas fitores, ajo u shpreh e lumtur. “Jam shumë e lumtur. Kemi qenë shumë të përgatitura. Me […] The post Laura Fazliu e lumtur me medaljen e bronztë, synon medalje të tjera appeared first on Albinfo.
Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka arritur të rrëmbejë medalje në Lojërat Olimpike, Paris 2024.
Ajo e fitoi të bronztën, duke çuar në dy numrin e medaljeve për shtetin në këto lojëra dhe pesë që kur Kosova merr pjesë.
Pas fitores, ajo u shpreh e lumtur.
“Jam shumë e lumtur. Kemi qenë shumë të përgatitura. Me rëndësi është që medalje kam marrë. Medalja olimpike është diçka shumë e madhe”, ka thënë Fazliu për RTK. “Majlinden e kam pasur gjithmonë afër, pastaj Toni që jam me të prej që kam qenë e vogël”, ka përfunduar xhudistja.
Laura ka treguar për të ardhmen. “Tash duhet të kthehem dhe të punoj më shumë dhe të shpresoj që të arrij edhe medaljen e artë”, ka theksuar ajo.
The post Laura Fazliu e lumtur me medaljen e bronztë, synon medalje të tjera appeared first on Albinfo.