Rritja e pagës minimale krijon hendek mes sektorit publik dhe privat

Trajtimi dhe përqendrimi i qeverisjes në vetëm sektorin publik, si: paga minimale, koeficienti i pagës e rritja e pagave, pritet të krijojë hendek të theksuar mes sektorit publik dhe atij privat The post Rritja e pagës minimale krijon hendek mes sektorit publik dhe privat appeared first on Albinfo.

Rritja e pagës minimale krijon hendek mes sektorit publik dhe privat

Sipas njohësit të çështjeve ekonomike, magjistër Emrush Shkodra, akumulimet e mjeteve financiare, rritja e buxhetit, angazhimi dhe trajtimi i qeverisë në vetëm punonjësit nga sektori publik do të krijojë një situatë edhe më të rënduar te sektori privat.

Ikja e fuqisë punëtore, mungesa e mbështetjes së shtetit kundrejt biznesit, ndëshkimi i bizneseve, mosmbështetja e punëtorëve nga sektori privat, ka bërë që kryesisht të afektohet sektori privat, duke përfshirë edhe biznesin, edhe punëtorin.

Shkrimi i plotë:

Retorika të shpeshta që më shumë gjasojnë të jenë politike se sa profesionale, nga ekspertë të ndryshëm po hasim ditëve të fundit pothuajse nëpër të gjitha portalet e televizionit tona. Ekspertë të vetëquajtur profesionistë, e individë që shtetin dhe buxhetin e tij e shohin vetëm nga këndi i pagës që ata marrin në sektorin publik.

Pra, të gjithë flasin për rritje pagash, rritje koeficienti, paga minimale, paga bazë, pagesa për orë e kështu me radhë, dhe përtej kësaj aq fort shtrëngohen në mesazhet e tyre, sa që mundohen të dalin edhe imponues se ai ka të drejtë?

Tatimi mbi pagën është rritur kaq, tatimi mbi pagën kaq është zvogëluar, përshkallëzimi i tatimit, rritja e pagës shumë e vogël, andej këndej, ta merr mendja që vendit nuk i duhet asgjë tjetër të punojë, e as që republika jonë ka nevoja të tjera të ndryshme përtej kësaj pjese.

Këtu askush nuk mendon se nga cila pjesë bëhet akumulimi i mjeteve financiare që shteti pastaj të shkepë gjithandej paratë.

Por çfarë është me rëndësi, ekspertët (exoffio) nuk e potencojnë pjesën më të rëndësishme në një ekonomie shtetërore, pjesët inkasuese, mjetet hyrëse, financat progresive, stabilitetin ekomomik, inflacionin, ndërmarrësia dhe në fund biznesi privat.

Në Kosovë kush e di e di, kush nuk e di, mundet ta mësojë, edhe ashtu në Amerikë promovohet mësimi jetësor. Pra, siç do të thoshte populli te ne: njeriu sa të jeton, mëson.

Të gjitha ndërmarrjet publike që kishin vlerë janë privatizuar, ndërmarrjet shtetërore që do t’i mundësonin shtetit mbijetesën dhe kontrollin më të mirë ekonomik e financiar janë privatizuar.

Ekspertët nuk i tregojnë masës se ku gjeneron të hyrat shteti kur të tjerët kërkojnë ngritjen e pagave. Askush nuk i tregon masës se kërkesat tona për një mirëqenie ekonomike, sociale e shoqërore kundrejt shtetit, ku mblidhen, cilat janë format, ku shkojnë, si akumulohen, ku qëndrojnë, si shpërndahen këto mjete etj.

Në ketë vend është krijuar një perceptim se pothuajse shteti duhet të punojë dhe se shteti ekziston vetëm për punonjësit publikë, pra për një administratë që posedon 80 mijë punëtorë (ndoshta pak më shumë).

Edhe si vota po të shikohen, llogaria nuk u del mirë për shkakun se: 80 mijë x 4 anëtarë = 320 mijë njerëz, hiq kësaj pjesën që nuk votojnë për shkak moshës me 50%, atëherë del 160 mijë njerëz më të drejtë vote.

Ku kemi parasysh pjesë tjetër të fuqisë punëtore që 5-6 herë më shumë se shteti punëson sektori privat.

Praktikisht në sektorin privat që figurojnë me letra mendohet që janë mbi 500 mijë veta, nëse shtojmë këtu edhe pjesë që mund të ketë fuqi punëtore të padeklaruar.

Teorikisht dhe praktikisht disproporcioni thellohet edhe më shumë nga pjesa private kundrejt asaj publike.

Prandaj nuk mund të mendohet një zgjidhje afatgjate në konsolidimin e pagave nëse në sektorin privat do të zbatojnë pagën minimale prej 350 eurosh, kurse në sektorin publik të mos ketë pagë më të vogël se 750.euro

Besohet se qeverisja aktuale e ka kuptuar këtë gjë, dhe përtej kësaj ajo mund të targetohet dhe të bëhet tabelë qitëse nga të ashtuquajtur ekspertë ekonomikë që thirrën në njohje profesionale, por realiteti është që dallimi mes sektorit publik dhe atij privat duhet të balancohet, dhe kjo gjë duket që stagnohet nën suaza të një stabiliteti gradual.

E gjithë pjesa hyrëse financiare që shteti mbledh duke u bazuar në një buxhet të konsoliduar vjen pikërisht nga sektori privat, dhe institucionet kryesore që shteti i përdor si mekanizëm i rritjes së buxhetit të republikës janë dogana e Kosovës që kryesisht është pjesa kontrolluese e të gjitha mallrave që futen në vend.

Dhe ATK (Administrata Tatimore e Kosovës) është mekanizmi tjetër që akumulon dhe mbledh hyrjet e brendshme po ashtu nga biznesi apo sektori privat.

Një ekspert i mirë do të fliste për rrjedhat, sfidat dhe peripecitë që ka biznesi sot në Kosovë, ku shumë nga sektori afarist janë të detyruara të paguajnë taksat, edhe atëherë kur në treg operojnë me humbje.

Si rritja ekonomike, si mirëqenia sociale, si rritja e pagave, si stabiliteti ekonomik, si marrëveshjet rajonale e ndërkombëtare, si rritja e buxhetit, si investimi në ushtri e polici, si krijimi një reputacioni të fortë dhe stabil të një shteti, është sfera private e biznesit, pra është fuqia afariste që operon në kuadër të një shteti?

Edhe në shtetet socialiste, stabilitetin ekonomik e bazojnë në sektorin privat, përmes të cilit mbledhin dhe mbushin arkën e shtetit, për kapitalizëm ku mbizotëron një ekonomi e lirë, biznesi privat ka rolin kyç, shpeshherë dominancë kundrejt edhe vetë institucioneve publike.

Nëse është duke u menduar dhe parë si vota rritja e koeficientit, rrjedhimisht rritjes së pagave në sektorin publik, duhet bërë me dije se janë gabim!

Sepse më shumë vota dalin nga sektori privat dhe nga diaspora./albinfo.ch

 

 

The post Rritja e pagës minimale krijon hendek mes sektorit publik dhe privat appeared first on Albinfo.