Liderët e Kosovës në akademinë e famshme “West Point”, Jahjaga ishte ftuar para 10 vitesh, Haradinaj më 2018

Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar nga dje foto e video nga pritja që i është bërë në Akademinë e famshme ushtarake amerikane “West Point”, që e ka cilësuar si madhështore. Por, Osmani s’është e vetmja që është pritur në akademi. Para 10 vjetësh, atje ka qenë ish-Presidentja Atifete Jahjaga, e në vitin 2018 ish-Kryeministri Ramush […]

Liderët e Kosovës në akademinë e famshme “West Point”, Jahjaga ishte ftuar para 10 vitesh, Haradinaj më 2018
lideret-e-kosoves-ne-akademine-e-famshme-“west-point”,-jahjaga-ishte-ftuar-para-10-vitesh,-haradinaj-me-2018

lideret-e-kosoves-ne-akademine-e-famshme-“west-point”,-jahjaga-ishte-ftuar-para-10-vitesh,-haradinaj-me-2018

Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar nga dje foto e video nga pritja që i është bërë në Akademinë e famshme ushtarake amerikane “West Point”, që e ka cilësuar si madhështore. Por, Osmani s’është e vetmja që është pritur në akademi. Para 10 vjetësh, atje ka qenë ish-Presidentja Atifete Jahjaga, e në vitin 2018 ish-Kryeministri Ramush Haradinaj. Edhe ata dy janë pritur me ceremoni të veçanta. Ceremonia për Jahjagën ishte përcjellë me 21 të shtëna nderi.

Dy presidente e një kryeministër i Kosovës janë pritur deri tash në Akademikë Ushtarake “West Point” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-Presidentja Atifete Jahjaga kishte qenë në këtë akademi para dhjetë vjetësh, ku u ishte drejtuar kadetëve me një fjalim, e edhe kishte drekuar me ta.

Në njoftimin për këtë vizitë në faqen e Presidences shkruan se Jahjagës i ishte organizuar pritje e veçantë nga Garda e Nderit dhe se ceremonia ishte përcjellë me 21 të shtëna nderi, shkruan Express.

Ajo kishte folur aty për luftën në Kosovë.

“Është nder i madh të jesh këtu në West Point, këtë institucion të madh amerikan, për të diskutuar mësimet e zëna nga lufta e Kosovës dhe angazhimet për vendosjen e paqes të cilat pasuan që nga përfundimi i luftës, të cilat na ndihmuan që të ndërtojmë një vend demokratik dhe të qëndrueshëm”, kishte deklaruar Jahjaga.

Katër vjet pas Jahjagës, në vitin 2018, në këtë akademi ishte pritur edhe ish-Kryeministri Ramush Haradinaj.

Edhe ai u ishte drejtuar kadetëve me një fjalim.

“Lidershipi dhe Ushtria Amerikane e kanë bërë ndryshimin në shtetin tonë.  I nderuar me pritjen në Akademinë Ushtarake në Ëest Point.  Përjetë mirënjohës për popullin amerikan!”, kishte njoftuar Haradinaj për këtë vizitë në llogarinë e tij në Facebook, duke bashkangjitur edhe disa fotografi nga pritja.

Me ceremoni dje është pritur në këtë akademi edhe Presidentja Vjosa Osmani. Pritjen që iu bë, Osmani e ka cilësuar si madhështore.

“Jashtëzakonisht e nderuar me pritjen madhështore nga ushtria amerikane në akademinë ushtarake West Point! ????????????????”, shkroi dje Osmani.

Ndërsa, sot, ajo ka publikuar pamje nga fjalimi që ka mbajtur para kadetëve dhe ushtarëve amerikanë, ku ata dëgjohen duke brohoritur “Kosova, Kosova, Kosova”.

Akademia Ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është themeluar më 16 mars 1802./GE