Limani: Po angazhohemi për të reduktuar listat e pritjes në kopshte

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, morën pjesë në hapjen ceremoniale të zgjerimit të Institucionit Publik “Goce Dellçev” në Komunën e The post Limani: Po angazhohemi për të reduktuar listat e pritjes në kopshte appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Limani: Po angazhohemi për të reduktuar listat e pritjes në kopshte

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, morën pjesë në hapjen ceremoniale të zgjerimit të Institucionit Publik “Goce Dellçev” në Komunën e Ilindenit

Ministri Limani, në fjalën e tij para të pranishmëve, e theksoi rëndësinë e investimit në zhvillimin e fëmijërisë së hershme si prioritet i kësaj Qeverie. Ai tha se do të angazhohen për të reduktuar listat e pritjes për në kopshte.

“Në bashkëpunim me komunat që i njohin më së miri nevojat e qytetarëve, vazhdojmë të investojmë në ndërtimin e objekteve dhe përmbajtjeve që do t’u mundësojnë fëmijëve të rriten, të mësojnë dhe të zhvillohen në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne do të punojmë me përkushtim edhe për reduktimin e listave të pritjes, sepse çdo fëmijë është i rëndësishëm dhe çdo fëmijë duhet të përfshihet në procesin edukativo-arsimor. Mbase zhvillimi i hershëm i fëmijëve është kyç për formësimin e aftësive, shkathtësive dhe shëndetit të tyre në të ardhmen”, nënvizoi ministri Limani.

Krahas rëndësisë që objektet e kopshteve të dizajnohen në mënyrë të tillë që të garantojnë siguri dhe të nxisin zhvillimin e fëmijëve, ministri Limani e theksoi gjithashtu edhe rëndësinë për profesionistët që punojnë me fëmijët, si dhe investimin në përforcimin e kompetencave të tyre.

“Përkushtimi ynë le të jetë frymëzim për të gjithë ne për të vazhduar këtë punë të rëndësishme”, porositi ministri Limani.

The post Limani: Po angazhohemi për të reduktuar listat e pritjes në kopshte appeared first on Flaka, në çdo lajm... .