Lufta në Gaza, negociatorët e Hamasit mbërrijnë në Kajro për bisedime mbi marrëveshjen e paqes

Hamasi njoftoi se negociatorët e tij arritën këtë të shtunë në Kajro për t’u informuar mbi raundin e fundit të bisedimeve që synojnë arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Rripin e Gazës, disa orë pasi OKB-ja paralajmëroi për përkeqësim të kushteve në enklavën palestineze. Sulmet izraelite në Gaza vranë 50 persona ditën e sotme, njoftuan [...]Read More...

Lufta në Gaza, negociatorët e Hamasit mbërrijnë në Kajro për bisedime mbi marrëveshjen e paqes

Hamasi njoftoi se negociatorët e tij arritën këtë të shtunë në Kajro për t’u informuar mbi raundin e fundit të bisedimeve që synojnë arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Rripin e Gazës, disa orë pasi OKB-ja paralajmëroi për përkeqësim të kushteve në enklavën palestineze.

Sulmet izraelite në Gaza vranë 50 persona ditën e sotme, njoftuan autoritetet shëndetësore palestineze. Viktimat e përleshjeve dhe viktimat e 48 orëve të fundit mbeten në rrugë, ku luftimet vazhdojnë, ose të bllokuar nën rrënojat.

Ministria e Shëndetësisë e qeverisë së Hamasit njoftoi një numër të ri të vdekjeve prej 40,344 që nga fillimi i luftës, me të paktën 69 të vrarë të enjten dhe të premten. Sipas OKB-së, shumica e të vdekurve janë gra dhe fëmijë.

/abcnews.al