Lufta në Ukrainë/ Kievi kërkon lejen e aleatëve për përdorimin e armëve me rreze të gjatë kundër Rusisë

Pas sulmit masiv rus në Ukrainë këtë mëngjes, Andriy Yermak, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, u bëri thirrje aleatëve të Kievit që të lejojnë vendin të nisë sulme me rreze të gjatë ndaj Rusisë me armë që Ukraina ka marrë tashmë nga Perëndimi. Russia targeted the dam of the Kyiv Sea north of the [...]Read More...

Lufta në Ukrainë/ Kievi kërkon lejen e aleatëve për përdorimin e armëve me rreze të gjatë kundër Rusisë

Pas sulmit masiv rus në Ukrainë këtë mëngjes, Andriy Yermak, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, u bëri thirrje aleatëve të Kievit që të lejojnë vendin të nisë sulme me rreze të gjatë ndaj Rusisë me armë që Ukraina ka marrë tashmë nga Perëndimi.

“Një vendim i këtij lloji do të përshpejtojë fundin e terrorizmit rus,” vuri në dukje Germak në një postim në Telegram.

Të paktën 5 persona humbën jetën në Ukrainën perëndimore dhe jugore dhe disa të tjerë mbetën të plagosur. Më shumë se gjysma e rajoneve të Ukrainës u goditën nga një sulm rus në shkallë të gjerë me raketa dhe dronë në orët e para të mëngjesit.

/abcnews.al