Lukashenko paralajmëron tërheqjen nga politika, përgatit ligjin për të mbrojtur veten pas largimit

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, duket se ka lënë të kuptohet për daljen e tij të mundshme në pension, pasi shënoi tre dekada në pushtet muajin e kaluar. Lukashenko, 69 vjeç, një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin bëri disa komente më 10 gusht, duke u thënë bjellorusëve në një tubim publik se [...]Read More...

Lukashenko paralajmëron tërheqjen nga politika, përgatit ligjin për të mbrojtur veten pas largimit

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, duket se ka lënë të kuptohet për daljen e tij të mundshme në pension, pasi shënoi tre dekada në pushtet muajin e kaluar.

Lukashenko, 69 vjeç, një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin bëri disa komente më 10 gusht, duke u thënë bjellorusëve në një tubim publik se ata “duhet të mësohen me idenë se do të ketë një president tjetër”.

Ai i bëri komentet në përgjigje të një pyetjeje nëse ka ndërmend të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vendit të vitit 2025.

Lukashenko u zgjodh president në vitin 1994 në zgjedhjet e para të mbajtura në Bjellorusinë e pavarur. Ai shënoi 30 vjet në pushtet më 20 korrik. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Bjellorusi do të mbahen jo më vonë se 20 korrik 2025, ndërsa synimin për të kandiduar ai e shpalli në shkurt.