MAShTI do të ndajë 100 bursa për drejtimet deficitare dhe teknike në shkollat e mesme

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se do t’i ndajnë 100 bursa për studentët drejtimet deficitare dhe ato teknike. Sipas Nagavcit, bursat do të ndahen me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës. “Me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e […]

MAShTI do të ndajë 100 bursa për drejtimet deficitare dhe teknike në shkollat e mesme
mashti-do-te-ndaje-100-bursa-per-drejtimet-deficitare-dhe-teknike-ne-shkollat-e-mesme

mashti-do-te-ndaje-100-bursa-per-drejtimet-deficitare-dhe-teknike-ne-shkollat-e-mesme

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se do t’i ndajnë 100 bursa për studentët drejtimet deficitare dhe ato teknike.

Sipas Nagavcit, bursat do të ndahen me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës.

“Me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës, kemi hapur konkursin për ndarjen e 100 bursave për nxënësit e regjistruar në klasën e 10-të në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (shkolla profesionale) për vitin shkollor 2024-2025”.

“Me këtë rast, do të ndajmë 60 bursa për drejtimet deficitare dhe 40 për drejtimet teknike për vajza. Vlera e bursës është 50 euro në muaj, përkatësisht 500 euro për një vit shkollor. Nxënësit përfitojnë bursë për tri vite të shkollimit nëse vijojnë me sukses mësimet në IAAP”, shkroi Nagavci.

Më poshtë gjeni drejtim për të cilat do të ndahen bursat:

Drejtimet deficitare:

-Zhvillues i aplikacioneve softuerike

-Instalues elektrik

-Agrobiznes

-Automekanik

-Asistent i turizmit dhe udhëtimeve

-Përpunim druri/Zdrukthëtar

-Hortikulturë

Drejtimet teknike:

-Metalpunues

-Instalues elektrik

-Instalues i ngrohjes, ujësjellësit dhe klimatizimit

-Automekanik

-Teknologjia e riciklimit

-Teknik i sistemeve të TIK-ut

Konkursi do të jetë i hapur prej 02.09.2024 deri 02.10.2024.