Memorandum bashkëpunimi mes AKK-së dhe komunave në fushën e legalizimit të objekteve

Të mërkurën u nënshkrua memorandum i bashkëpunimit ndërmjet komunave dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës. Ky memorandum bashkëpunimi parasheh regjistrimin e 70 mijë objekteve që shtrihen një sipërfaqe prej 113 mijë hektarë e të cilat nuk kanë qenë të regjistruara në kadaster. Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë që marrëveshja do të thjeshtojë procedurat për […]

Memorandum bashkëpunimi mes AKK-së dhe komunave në fushën e legalizimit të objekteve
memorandum-bashkepunimi-mes-akk-se-dhe-komunave-ne-fushen-e-legalizimit-te-objekteve

memorandum-bashkepunimi-mes-akk-se-dhe-komunave-ne-fushen-e-legalizimit-te-objekteve

Të mërkurën u nënshkrua memorandum i bashkëpunimit ndërmjet komunave dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Ky memorandum bashkëpunimi parasheh regjistrimin e 70 mijë objekteve që shtrihen një sipërfaqe prej 113 mijë hektarë e të cilat nuk kanë qenë të regjistruara në kadaster.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë që marrëveshja do të thjeshtojë procedurat për qytetarët në fushën e legalizimit, si dhe do të jetë kursim për ta edhe gjatë aplikimit për legalizim.

“Projekti të rindërtimit të kadastrit do të matën, të gjitha objektet pa leje që janë më vend që do të jetë lehtësim i madh për fushën e legalizimit të objekteve. T’i kushtojmë vëmendje ndërtimeve pa leje të ndërtesave kolektive dhe përmes kësaj do të jenë rreth 70 mijë ndërtesa në gjithë vendin duke përfshije edhe kolektive. Matja e këtyre do të thjeshtojë procedurat për qytetarët në fushën e legalizimit, do të jetë kursim edhe për koston qe do të munden qytetarët aplikojnë për legalizim. Na pret një punë e madhe e përbashkët, jemi të gatshëm me gjithë kryetarët për bashkëpunim të mëtejme, po na intereson të kemi sistem sa më efikas”, ka thënë Aliu.

Në anën tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i AKK-së, Avni Ahmeti, ka thënë se me këtë projekt 70 mijë objekte do të maten pa paguar, dhe do të kursehet buxheti.

“Projekti përfshin një sipërfaqe prej 113 mijë hektarë, janë afër 70 mijë objekte qe shtrihen në këto 114 zona kadastrale. Tek aspekti financiar se do të kursen mjete për qytetarët për 70 mijë objekte, për një objekt vetëm puna gjeodezike kushton rreth 150 euro dhe një kalkulim që 70 mijë objekte do të matën pa pare dhe do të përgatitet dosja komplet, e njëjta do të shkojë në zyrën për legalizim. Janë rreth 10 milion euro që bëjmë kursim tek buxheti. Për të realizuar suksesshëm këtë projekt na duhet bashkëpunim me secilin kryetar të komunave”, ka thënë Ahmeti.