Ministria e Financave dhe KEK nënshkruajnë dy marrëveshje prej 60 milionë euro

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Bekir Gërguri kanë nënshkruar sot dy marrëveshje me vlerë totale mbi 60 milionë euro për financimin e projektit të energjisë solare I (Solar4Kosovo). Ministria e Financave njofton se ky projekt parasheh ndërtimin e një impianti fotovoltaik diellor me […]

Ministria e Financave dhe KEK nënshkruajnë dy marrëveshje prej 60 milionë euro
ministria-e-financave-dhe-kek-nenshkruajne-dy-marreveshje-prej-60-milione-euro

ministria-e-financave-dhe-kek-nenshkruajne-dy-marreveshje-prej-60-milione-euro

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Bekir Gërguri kanë nënshkruar sot dy marrëveshje me vlerë totale mbi 60 milionë euro për financimin e projektit të energjisë solare I (Solar4Kosovo).

Ministria e Financave njofton se ky projekt parasheh ndërtimin e një impianti fotovoltaik diellor me kapacitet të instaluar deri në 100 MW, që do të prodhojë rreth 152 GWh energji në vit.

“Synimi kryesor është rritja e prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtëritshme dhe ulja e ndikimit në ambient nga prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë. Pjesë e projektit është instalimi i paneleve solare në fushat e ish-deponisë së hirit të KEK-ut, afër termocentraleve. Para instalimit, rreth 150 hektarë të ish-deponisë së hirit në afërsi të Kosova A dhe deponisë së hirit “Dragodan” do të rivitalizohen”, bën të ditur njoftimi nga kjo ministri.

Sipas njoftimit, përveç kapacitetit të shtuar për prodhimin e energjisë elektrike, ky projekt do të ndihmojë KEK-un në rritjen e nivelit të menaxhimit të burimeve të energjisë, si dhe në zhvillimin e kapaciteteve për investime në burime të diversifikuara të energjisë në të ardhmen.