Modelja masakrohet në mes të Tiranës nga motrat Berisha, i thyejnë gotën në fytyrë dhe e lënë të mbuluar nga gjaku

Modelja Klea Prenga ka akuzuar publikisht Antonela Berishën dhe motrën e saj, se kanë paguar një person për ta dhunuar teksa po darkonte në një restorant. Pamjet që do të shkoni më poshtë në këtë artikull janë shumë të rënda dhe nuk këshillohen të shihen nga të gjithë. Vetë Klea ka ndarë në Instagram pamje [...] The post Modelja masakrohet në mes të Tiranës nga motrat Berisha, i thyejnë gotën në fytyrë dhe e lënë të mbuluar nga gjaku appeared first on Kolibri.

Modelja masakrohet në mes të Tiranës nga motrat Berisha, i thyejnë gotën në fytyrë dhe e lënë të mbuluar nga gjaku

Modelja Klea Prenga ka akuzuar publikisht Antonela Berishën dhe motrën e saj, se kanë paguar një person për ta dhunuar teksa po darkonte në një restorant. Pamjet që do të shkoni më poshtë në këtë artikull janë shumë të rënda dhe nuk këshillohen të shihen nga të gjithë.

Vetë Klea ka ndarë në Instagram pamje të rënda të plagëve të saj, ku duket qartë një e çarë e madhe në anën e djathtë të fytyrës dhe gjakderdhja në të gjithë trupin. Pas ndërhyrjes mjekësore, e reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Antonela Berisha njihet për pjesëmarrjen e saj në emisionet “Përputhen” e “Big Brother VIP” dhe është mjaft aktive në rrjetet sociale duke ndarë momente nga puna dhe pushimet e saj.

Edhe pse ngjarja duket të ketë ndodhur një natë më parë, Policia e Shtetit po qëndron në heshtje edhe ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për të sqaruar rastin.

“Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha. As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim. Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë. Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë.

Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin.Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria. Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde. Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time,” shkruan Kela në rrjetet sociale, bashkëngjitur me provat ku duket e gjakosur.

Sipas disa komenteve në rrjetet sociale shkruajnë se shkak është bërë një marrëdhënie mes Kleas dhe bashkëshortit të Mariela Berishës, Mir Pepa, gjë që Klea e ka mohuar.

Reagimi i plotë i Klea Prengës:

Të martën, rreth orës 21:30, teksa isha duke ngrënë qetësisht në një restorant në Tiranë, u përballa me një sulm të papritur dhe të dhunshëm. Dikush më goditi nga pas dhe më theu një gotë në fytyrë ndërsa po haja. Dëmtimet janë të rënda dhe kam shpëtuar për një qime. Tronditja e asaj nate është e paimagjinueshme.

Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha.

As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim.
Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë.
Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë.
Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin.Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria. Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde.
Femra xheloze si puna juaj meritojnë të izolohen në një spital mendor, sepse as sulmet e juaja të dhunshme nuk do të mundin të më shkatërrojnë mua apo jetën time.
Femra si puna juaj janë mësuar me jetën e rrugës dhe aq kapacitet keni sa të arrini në veprime të tilla jo njerëzore.
Por mua nuk ma prishni dot identitetin dhe vlerat e mia sepse vij nga një familje me vlera dhe integritet dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë.
Do jua çjerr maskën shumë shpejt.
Regjistrimet e kamerave janë në dorën e shtetit dhe do të publikohen së shpejti.

Jam mirënjohëse që jam ende këtu dhe se nuk përfundoi më keq. Policia po heton ngjarjen, dhe shpresoj që drejtësia të vihet në vend.
Ky sulm nuk do të më ndalojë; përkundrazi, do të më bëjë më të fortë dhe më të vendosur.

The post Modelja masakrohet në mes të Tiranës nga motrat Berisha, i thyejnë gotën në fytyrë dhe e lënë të mbuluar nga gjaku appeared first on Kolibri.