Musliu i bën thirrje mërgatës: Mos ja harroni dështimet Albin rrencit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka bërë thirrje mërgatës që mos të ia harrojë siç e quan ajo mospunët e kryeministrit Kurti. Me një status në Facebook, Musliu ka përmendur disa nga dështimet e Kurtit, siç pretendon ajo.“Mërgatë, Albini po ju fton në festë, POR ndërsa festoni me Albin Rrencin, mbani mend: Qeverisja e […]

Musliu i bën thirrje mërgatës: Mos ja harroni dështimet Albin rrencit
musliu-i-ben-thirrje-mergates:-mos-ja-harroni-deshtimet-albin-rrencit

musliu-i-ben-thirrje-mergates:-mos-ja-harroni-deshtimet-albin-rrencit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka bërë thirrje mërgatës që mos të ia harrojë siç e quan ajo mospunët e kryeministrit Kurti.

Me një status në Facebook, Musliu ka përmendur disa nga dështimet e Kurtit, siç pretendon ajo.“Mërgatë, Albini po ju fton në festë, POR ndërsa festoni me Albin Rrencin, mbani mend:

Qeverisja e tij ka nxjerrë jashtë funksionit demokracinë parlamentare.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës ngrejnë dhe ulin duart me dirigjim të Dejona Mihailit.

Për muaj të tërë nuk është mbajtur asnjë seancë plenare.

Mbani mend se, në Politikën e brendshme:

????Kosova pati zero zhvillim ekonomik
????Kosova pati rritje të vazhdueshme të çmimeve
????Kosova nuk pati rritje të pagave
????Kosova pati zero zhvillim në shendetësi
????Kosova pati zero zhvillim në drejtësi
????Kosova pati zero zhvillim në arsim
????Kosova pati zero zhvillim në infrastrukturë (me përjashtim të urës së famshme në Saradran)
????Kosovën e braktisën qindra mijëra qytetarë
????Kosovës iu vodhën rezervat shtetërore
????Qeveria shkeli dhjetra herë kushtetutën e vendit.
????Qeveria e legalizoi krimin e organizuar, korrupcionin dhe vjedhjen e parasë publike
Në Politikën e Jashtme:
????Kosova pësoi shkatërrim të Diplomacisë duke e zhbërë pothuajse në tërësi politikën e jashtme.
????Kosova katër vjet nuk pranoi asnjë njohje.
????Kosova për katër vjet nuk u antarësua në asnjë organizatë ndërkombëtare.
???? Kosova u manovrua nën sanksione të BE-së.
????Kosova i përkeqësoi marrdhëniet me SHBA-të.
????Për herë të parë, nga Serbia në OKB u falenderua Ministrja e jashtme për bashkëpunim kundër UÇK-së.
????Kosova u bë gaz i botës.
Dhe mbi të gjitha, mbani mend që minatorët e Trepçës nuk po kanë bukë në sofër.
Mos lejoni që e gjithë kjo të ndodhë në emrin tuaj sepse nuk e meritoni të hyni në histori si përkrahës të shkatërrimit të shtetit që e ndërtuat vet” shkruan Kurti në reagim.