Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët kundër çasjes së Kurtit, jo kundër hapjes së Urës të Ibrit

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka folur për refuzimin që ndërkombëtarët i bën Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit. Musliu-Shoshi ka thënë për Reporteri.net se ndërkombëtarët nuk janë kundër hapjes së Urës së Ibrit, por kundër çasjes që e ka kryeministri i vendit, Albin Kurti. “Ndërkombëtarët janë kundër çasjes së Albinit dhe […]

Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët kundër çasjes së Kurtit, jo kundër hapjes së Urës të Ibrit
musliu-shoshi:-nderkombetaret-kunder-casjes-se-kurtit,-jo-kunder-hapjes-se-ures-te-ibrit

musliu-shoshi:-nderkombetaret-kunder-casjes-se-kurtit,-jo-kunder-hapjes-se-ures-te-ibrit

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka folur për refuzimin që ndërkombëtarët i bën Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit.

Musliu-Shoshi ka thënë për Reporteri.net se ndërkombëtarët nuk janë kundër hapjes së Urës së Ibrit, por kundër çasjes që e ka kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Ndërkombëtarët janë kundër çasjes së Albinit dhe mënyrës së koordinimit, nuk janë kundër hapjes se Urës së Ibrit” ka thënë Musliu-Shoshi për Reporteri.net.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës dje doli kundër amabsadorëve të vendeve të QUINT-it lidhur me hapjen e urës të Ibrit, kjo pasi këta të fundit i shkuan në zyrë kryeministrit Albin Kurti.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, pas takimit tha se “Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara …. u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusin aktual të urës së Mitrovicës aktualisht”, kurse Qeveria përmes një komunikate tha se ura e Ibrit duhet të hapet, pasi është simbol i lëvizjes së lirë dhe kjo nuk e rrezikon paqen dhe sigurinë.

Pas kësaj deputetë të VV-së i dolën në mbështetje Qeverisë dhe kundër ambsadorëve të QUINT-it. /Reporteri.net/.